Ismail Xhaferi: Ti ku je, mikeshë e vjetër
Po ti ku je mikeshë e vjetër,
Që shpirtin ëmbël m’a ke dehur,
Në kë pranverë tretesh si vjeshtë,
Në cilën ëndërr qëndron fshehur?
Po ti ku je mikeshë e bukur,
Lule që gjendesh veç në prill,
Në cilën zemër qëndron strukur,
Cilin mëngjes gdhihesh si yll?
Po ti ku je mikeshë e brishtë,
Që gjurmë ke lënë në jetën time,
Në cilin shpirt tani merr frymë,
Si psherëtimë edhe si dhimbje?
Po ti ku je mikeshë besnike,
Ti gjarpërusheja me pika,
Pa ty nuk poeti s‘ka motive,
Pa ty nuk shkruhen dot lirika.
Po ti ku je o mike ëndrrash,
Edhe pse shpesh ke qenë një dhembje,
Në fundin e një gote vere,
Të kam kërkuar në çdo mbrëmje.
Po ti ku je moj mike vjetër,
Që shpirtin ëmbël ma ke dehur,
Në kë pranverë tretesh si vjeshta,
Në cilën ëndërr qëndron fshehur?