Albspirit

Media/News/Publishing

Ukraina zyrtare reagon ashpër ndaj presidentit Macron!

Ukraina reagoi ndaj presidentit francez, Emmanuel Macron të shtunën pasi ky i fundit tha se ishte e rëndësishme të mos “poshtërohej” Rusia, një pozicion që ministri i jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba tha se “mund të poshtërojë vetëm Francën”.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Macron ka kërkuar të mbajë dialog me presidentin rus Vladimir Putin që nga pushtimi i Ukrainës nga Moska në shkurt. Qëndrimi i tij është kritikuar vazhdimisht nga disa partnerë lindorë dhe baltikë në Evropë, pasi ata e shohin atë si minim të përpjekjeve për ta shtyrë Putinin në tryezën e bisedimeve.

“Ne nuk duhet ta poshtërojmë Rusinë, në mënyrë që ditën kur luftimet të ndalojnë, ne të mund të ndërtojmë një platformë daljeje me mjete diplomatike”, tha Macron në një intervistë për gazetat rajonale i publikuar të shtunën. “Unë jam i bindur se roli i Francës është të jetë një fuqi ndërmjetëse”.

Kuleba më pas u përgjigj në Twitter: “Thirrjet për të shmangur poshtërimin e Rusisë mund ta poshtërojnë vetëm Francën dhe çdo vend tjetër që do të bënte thirrje të ngjashme”.

“Pasi është Rusia ajo që poshtëron veten. Të gjithë më mirë të fokusohemi se si ta vendosim Rusinë në vendin e saj. Kjo do të sjellë paqe dhe do të shpëtojë jetë”.

Macron ka folur rregullisht me Putinin që nga pushtimi, si pjesë e përpjekjeve për të arritur një armëpushim dhe për të filluar një negociatë të besueshme midis Kievit dhe Moskës, megjithëse ai nuk ka pasur asnjë sukses të prekshëm për këtë.

“Unë mendoj dhe i thashë atij (Putinit) se ai po bën një gabim historik dhe themelor për popullin e tij, për veten dhe për historinë”, tha Macron. /Telegrafi/

Please follow and like us: