Altin Sh. Kajtazi: LINA, ZI DO TË MBAJË

Fjalët larg tashmë më ndan nga ti
I the sepse të dua, lakuriq i the
Dhe unë jam kundër dëshirës tënde
Nga mendimet tua, i tillë nuk jam
Prandaj, Lina zi do të mbajë!
Dhe kështu, fjalët u rriten si pika shiu
Derisa gjejnë një shteg dhe u bënë dallgë
Vetë po nisem një mendim
Që vjen më pas kaq vitesh
Kudo që hedh sytë në qejf s’janë!
5. 6. 2022.
Please follow and like us: