Natasha Lako: Luftë
Kur ec dhe kur ec dhe kur ec,
them se shigjetë mund të jetë trupi im.
Në anën tjetër të përfytyrimit,
mundet edhe një i vdekur të jetë, kur ec.
Në një kthesë rruge mendoj,
edhe ecja edhe lufta jane si çanta ‘was made just for the beach’.
Peizazhi dhuron lule dhe limonj,
luftën të kujton edhe një kapotë kaq e madhe. Malin e mendjes e hanë të gjithë,
shkëlqen vetëm errësira e mendimeve, kur ec.
Dashnori im vrapon më shpejt se një plumb gjahtari,
vrapon ndërgjegja ime, si kafshëzë e rrallë.
Më e mahnitshme se gjaku derdhem kur ec,
të shkruhet fjala luftë në ‘The dictionary”.
Dokument.