Albspirit

Media/News/Publishing

Ambra Hysa: ARTI I TË FOLURIT BUKUR 

Gjithmonë kam besuar se duke u kujdesur për emocionet, duke moderuar fjalët, duke zgjedhur mënyrën sesi komunikojmë , ne tërheqim njerëzit më të mirë rreth vetes.
Klientët më të mirë për të na frymëzuar, partnerët më të mirë dhe klientët më të përkushtuar.
Duke u kujdesur sesi të tjerët ndihen, ju do të krijoni një rreth miqsh të cilët ju duan pastër.
Jetet tona i diferencon mendësia. Njerëzit me mendësi të njëjtë janë magnet për njëri-tjetrin, kuptohen në distancë, pa qënë nevoja të flasin gjatë, në këto raste, gjatë përditshmërisë ne themi se “kimia flet”.
Mendësia është magnet i bukur, tërhiqemi nga ata me të cilët ndajmë të njëjtën mendësi.
Nëse ne duam rritjen profesionale dhe lartësimin shpirtëror, nëse ne po kërkojmë motivimin apo të qënit të suksesshëm atëherë duhet të jemi selektivë në atë që po kërkojmë. Dëshira për të arritur përmbushjen tonë, kalon disa barriera, jeta na sfidon. Njerëzit në vetvete janë sfidues. Ne nuk mund të rritemi për sa kohë kemi miq të cilët nuk e dëshirojnë rritjen tonë dhe e anasjellta. Rritja dhe përmbushja kërkon durim, por mbi të gjitha kërkon NJERËZ.
Nuk mund të ndërtojmë asgjë pa njëri-tjetrin, në fund të ditës na duhen njerëzit…Për të krijuar, komunikuar, për të dëgjuar, kuptuar, për të ndërtuar ide…
I vetëm, nuk mund të shkosh shumë larg, do të duhen njerëzit. Por sekreti i bashkëpunimit qëndron në aftësinë për të komunikuar bukur, për të lënë shijen e mirë gjatë një bisede, gjurmë pas një takimi. Të krijosh lidhje emocionale dhe të depërtosh në shpirtin e njeriut që ke përballë, është diçka që e shohim kaq rrallë sot.
Kur keni të bëni me njerëz, mbani mend se nuk keni të bëni me krijesa logjike, por me krijesa emocionale. -Dale Carnegie
Askujt nuk i intereson se sa ju dini, derisa ta dinë se sa kujdeseni. – Theodore Roosevelt
Empatia është aftësia jonë për të njohur dhe kuptuar emocionet dhe ndjenjat e të tjerëve. Ajo është një formë e vetëvetëdijës; sa më mirë t’i njohim emocionet tona, aq më lehtë do t’i kuptojmë ndjenjat e të tjerëve. Aq më të lehtë do ta kemi për të ndërtuar marrëdhënie cilësore, të pastra emocionale.
Paaftësia për të deshifruar emocionet e njerëzve të tjerë na krijon probleme në komunikim, por komunikimi është jetë…nëse komunikojmë bukur edhe jeta jonë është e bukur… por nëse nuk zhvillojmë empatinë dhe nuk mesojmë të ndjejmë prespektivën e tjetrit, do të kemi komunikime të varfra, jo cilësore, do të kthehemi në një qënie toksike e cila tërheq vetëm njerëz toksikë rreth vetes. Kështu investimi jonë në kapitalin njerëzor gradualusht mund të kthehet ne një dështim.
Por ka gjithmonë mundësi për të korrigjuar dhe për të nisur nga e para.
Komunikimi është ajo që në jemi, ajo që jetojmë, mënyra sesi e shohim jeten dhe si na shohin të tjerët.
Është mënyra sesi mendojmë, që reflektohet në komunikim.
Komunikimi është art dhe të gjithë ata që e masterizojnë atë, janë artistë të fjalës.
Ata nuk zgjedhin vetëm të flasin bukur, por të jetojnë bukur.
Please follow and like us: