Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Kajtazi: GJITHNJË PRANË TEJE 

 Kushtuar SH.K. 

Edhe qielli kur vrenjtur t’këtë pa

e hëna kur t’shikon me hidhërim

e yjet me kur s’do t’bëjnë dritë

gjithnjë pranë teje do të jam!

Edhe shi me kur s’do t’bie

e dielli habitshëm kur nuk nxeh me

era e lehtë me flokët kur s’do t’i fryj

gjithnjë pranë teje do të jam!

Edhe det me kur s’do t’këtë

e n’male kur nuk do t’çelin lule

edhe zjarri kur t’jetë shuar

gjithnjë pranë teje do të jam!

 

 

Please follow and like us: