Ibrahim Emiri vjen me triptikun e ri “Mozaik”
“Jeta e vërtetë nuk janë vitet që ke kaluar, por vetëm ajo kohë, që kujtohet për ta treguar.” Fyodor Dostojevsky.
Koha e jetuar nuk mund të jetë ajo pjesë e jetës e mbushur rëndom me ditë, por janë të gjitha ditët e mbushura me jetë. Ta jetosh jetën, do të thotë të jesh i lirë, t’i japësh kuptim asaj, përndryshe nuk mund të quhet jetë, por thjesht ekzistencë.
Kujtimet e mbresat jetësore, ndonëse janë shkruar pa ndonjë lidhje organike midis tyre, përbëjnë një larmi ndodhish e personazhesh, prandaj jane redaktuar për botim si një mozaik, duke i grupuar në tre kapituj:
Kohë e absurditeteve – Mbresa nga koha e regjimit diktatorial, me të dyja anët e medaljes: dramën dhe komedinë, nëpërmjet paradokseve të asaj kohe, apo ndodhive me buzë në gaz;
Kohë e çmendur – Mbresa nga çmenduritë e vitit të mbrapshtë 1997;
Jashtë shtetit – Mbresa te veçanta nga disa vizita në Europë.