Albspirit

Media/News/Publishing

Ukrainë, bukuroshja dhe bisha

Maturantët e shkollës 134 të Kharkivit të shkatërruar nga bombardimet ruse mbajtën një ceremoni të fundvitit shkollor, pikërisht nëpër rrënoja, pavarësisht nga tragjedia e luftës.

Valerie është 16 vjeçe dhe, si të gjithë adoleshentët, ajo kishte ëndërruar prej kohësh ardhjen e mbrëmjes së matures. Por lufta midis Rusisë dhe Ukrainës i ka shkatërruar ëndrrat e saj, si ato të shumë të tjerëve. Kontrasti mes bukurisë së saj të re dhe shkretëtirës së ndërtesës së shkatërruar që shtrihet pas saj, është rrëqethëse.

Tezja e Valerie, në profilin e saj në Facebook, krahas fotos shkruan: “Mbesa ime duhet të kishte mbaruar shkollën e mesme këtë vit. Ajo dhe miqtë e saj planifikuan ngjarjen e diplomimit, blenë rroba dhe prisnin me padurim ditën e madhe… Më pas erdhën rusët. Sot ajo është kthyer në atë që ka mbetur nga shkolla dhe planet e saj të diplomimit. Faleminderit, Valerie ime e dashur, që je e fortë dhe e guximshme! Jam shumë krenare për ty dhe të dua shumë!”

Bombardimet ruse trembin dhe vrasin, por vullneti i popullit ukrainas për të denoncuar luftën e vazhdueshme dhe aktet shkatërruese të saj mbetet i gjallë dhe i pranishëm. Këtë herë, ukrainasit u dëgjuan me një gjest solidariteti pikërisht ndaj Valerie. Disa djem janë ekspozuar para po atyre rrënojave, nga të cilat ndajnë me vajzën kujtimet e shkollës.

Aty, me veshje modeste, ata performuan një vals për të bërë homazhe në gjimnazin e tyre dhe për të gjithë ata që do të donin të ktheheshin sa më shpejt. Me këtë vallëzim ata festuan përfundimin e shkollës dhe marrjen e diplomës, duke shprehur kështu në mënyrë të pavetëdijshme dëshirën për t’u rikthyer në normalitet, çka fatkeqësisht duket ende shumë larg.

Please follow and like us: