Gjelok Marko: Edvin Rama në Ohër
Edvin Rama që para se të arrinte në Ohër, që nga maja e Qafë Thanës filloi të lëshonte fishekzjarrët e tij për madhështinë e të ashtuquajturit “Ballkan i Hapur”. Po të kesh naivitetin të besosh këtyre reklamave propagandistike, për dikë që nuk e njeh të vërtetën e realitetin në teren, duket sikur me anën e “Ballkanin e Hapur”do të na fillojë një epokë e artë, një epokë e artë që do të na i zgjidhë të gjitha problemet e të kaluarës dhe na garanton një të ardhme të ndritur. Çdo dyshim për të ashtuquajturin “Ballkan i Hapur” Edvin Rama nuk druhet ti quajë “paranoja” dhe “teori konspirarive”. Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov deklaroi në konferencën e tij të shtypit në datën 6 qershor: “Inisiator i projektit ekonomik rajonal ‘Ballkan i hapur’ është presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Ne shprehim përkrahje për inisiativën e Beogradit ‘Ballkan i hapur'”. Tani pasi quajti “paranoja” dhe “teori konspirative” në majë të “Qafës së Thanës” politikanët e analistët shqiptarë që jepnin po këto po vlerësime për “Ballkanin e Hapur” Edvini nga Ohri i kundërvihet Lavrovit vetë duke na thënë se Ballkani na qënka i mbyllur për Lavrovin, ai është munduar; po meqë nuk u fut dot në “Ballkanin e Hapur” tani na bëka deklarata të tilla “paranoike” e na përhap “teori konspiracioniste”. Nuk e dimë a është i informuar Edvin Rama për faktin se Lavrovi planifikonte një vizitë dy ditore në Beograd, pikërisht para fillimit të takimit të tyre në Ohër. Si nuk e ditka nipçja i Spiro Kolekës se sa u dëshpërua zemra e tij, Vuçiçi, që avjoni i Lavrovit nuk mundi të vijë në Beograd? Që të dyja qeveritë, si ajo e Beogradit ashtu dhe ajo e Moskës deklaruan se këto vështirësi që po shkakton Brukseli nuk do të mundin të pengonjë miqësinë e vllazërinë midis Beogradit e Moskës. Mirpo ja që Edvin Rama na thotë se Lavrovi e Moska nuk u futkan dot në “Ballkanin e Hapur”, në “Ballkanin e Hapur” që e krijoi Lavrovi e Moska vetë. A e di politikani me përvojë, Edvin Rama, se çfarë statusi kanë marrëdhëniet midis Moskës dhe Beogradit? A është dashuria ndaj Vuçiçit apo diçka tjetër që e ka verbuar, këtë ne nuk e dimë, po të thuash se Rusia nuk mund të ketë asnjë influencë në një projekt si “Ballkani i Hapur” ku Sërbia është shteti që ka potencialin ekonomik më të madh është deklarata e një personi që ka humbur qartësinë mendore. Dikush mund të na thotë: “Kujdes ma deklarata të tilla! Mos haro se projekti i “Ballkanit të Hapur” mbështetet sot edhe nga SHBA edhe nga Bashkimi Evropian. Po: në fillim nuk mbështetej, sot po. Por për këtë një meritë të veçantë ka kryeministri i Shqipërisë Edvin Rama. Ai nuk ka lënë rast pa shfrytëzuar, nuk la gur pa lëvizur, e nuk ka lënë fjalë pa thënë që të arrihej kjo ditë.Kudo që shkon ka qënë gjithmonë një avokat i flaktë i Sërbisë dhe politikës së Vuçiçit. Për këtë mjafton të përmendim faktin se gjatë vizitës së tij në Gjermani kancelari Olaf Scholz e pyeti kryeministrin Rama : “A jeni ju si kryeministër i Shqipërisë i shqetësuar për faktin se Sërbia po armatoset ?” Rama iu përgjigj: “Jo se raketat që ka blerë së fundmi nga Kina janë thjesht armë mbrojtse!” Vuçiçi betohet se kurrë nuk do ta njohë Kosovën, betohet se do të luftojë me të gjitha forcat se do të bëjë çështë e mundur ti bashkojë territorit të Sërbisë Kosovën dhe Metohinë. Thotë hapur gjithashtu se raketat mbrojtëse që ka blerë janë që të mos lejonë të bombardohet Beogradi, ashtu si u bë dikur kur ata u deryruan të tërhiqen nga Kosova.Thuhet qartë e hapur në Sërbi se Kosova duhet pushtuar ushtarakisht, etj, etj. Nga ana tjetër faktet tregojnë që Sërbia po armatoset gjithmonë e më shumë e pret rastin e volitshëm për këtë. Këto janë fakte e jo teorira, që do të mund ti quanim “teori konspracioniste”. Këtu mund të shtonim shumë argumente e fakte. Megjithatë Edvin Ramës i takon një meritë e madhe që arriti ditën që SHBA dhe Komuniteti Evropian të mbështesin “Ballkanian e Hapur”, një projekt identik me atë të hapjes së Komuniteti Evropian ndaj Rusisë. Megjithse e panë që të gjitha përpjekjet e Kancelarit Gerhard Schröder dhe të Kancelares Angela Merkel e të gjithë Perëndimit nuk e ndryshuan Rusinë e Putinin, megjithatë meqë Rama insiston le ta provojmë njëherë, mbase ajo që dështoi me Rusinë na ka sukses me Sërbinë, në fund të fundit janë shqiptarët vetë ata që po e kërkojnë! Edhe Abazoviçi është gati. Kjo është ndofta fatkeqësia me e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve: Shqiptarët pa dashuri për Shqipërinë e shqiptarët. Atdhedashuria mësohet në shkolla. Shkollat e Shqipërisë nuk kanë patur mundësi ta bëjnë këtë gjë për shumë vite. Aq më tepër nuk mund presim të mësohet atdhedashuria për Shqipërinë e Shqiptarët në shkollat e Malit të Zi.Është fakt se janë të paktë ata ata politikanë shqiptarë që venë intersat e kombit mbi interesat e tyre financiare e të karrierës. Ata që bëjnë të kundërtën janë të shumtë. Megjithatë një gjë është e sigurt. Sërbët gjithmonë i kanë nderuar ata që i kanë shërbyer idesë së Sërbisë së madhe, pavarësisht se cilët janë ata. Edhe sot shkojnë e i bëjnë homazhe varrit të Esad Pashë Toptanit. Edvin Rama ia ka kaluar shumëfish Esad Pashës. Edhe sot sikur të vdesë, i takon jo vetëm që sërbët ti bëjnë roje nderi varrit të tij por edhe ta bëjnë shenjtor të kishës Ortodokse Sërbe. Mbase ndërhyn dhe Lavrovi me Putinin dhe Kurilli e pranon si shenjtor të krejt Pansllavizmit.Dhe kjo nuk është e pakët: le që do ti bëjnë roje nderi varrit po mund të zugrafisin dhe ikona ma fytyrën e Edvinit. Mjekra që ka e favorizon në këtë pikë. Po fatkeqësisht për Ramën këtu mbaron kompeteca e kishave Serbe e Pansllaviste. Gjyqi Përfundimtar bëhet nga Zoti vetë.Dhe Ai i dënon përjetësisht të poshtrit që nuk pendohen nga poshtërsia e tyre. Po ashtu edhe historia jep gjykimin e drejtë. Sado ti bëjnë sërbët roje nderi varrit të Esad Pashë Toptanit nuk ja heqin dot, përkundrazi ja rëndojnë vulën e tradhëtarit. Këtë duhet ta ketë të qartë kushdo. Para së gjithash Edvin Rama.