Albspirit

Media/News/Publishing

Lulzim Tafa nderohet me titullin Doktor Honoris Causa në Ukrainë

Edhe pse në luftë Ukraina ka vendosur që të nderojë disa personalitete ndërkombëtare që në këto kohë të vështira po i qëndrojnë pranë në mënyra të ndryshme Ukrainës.

Instituti për Studime të Larta Historike dhe Kulturore në Kiev e ka nderuar me titullin Doktor Honoris Causa poetin shqiptar nga Kosova,  Lulzim Tafa.

Pak kohë para shpërthimit të luftës në Ukrainë, është botuar një libër me poezi të zgjedhura të Lulzim Tafës atje. Lulzim Tafa po ashtu u bë i njohur me përpjekjet kundër luftës me poezi dhe duke u shkruar letra shumë poetëve të njohur në Rusi dhe Ukrainë, me lutje që të përdorin autoritetin e tyre kundër kësaj lufte ende pa filluar ajo.

Tafa ka marr një letër të gjatë falenderuese edhe nga Akademia Kombëtare e Ukrainës ku falënderohet përpjekja e tij antiluftë. “Ne ju falenderojmë që po na qëndroni pranë në këto momente dramatike por historike për vendin tonë”, thuhet ndër të tjera në letrën që Akademia i ka dërguar poetit Lulzim Tafa./ KultPlus.com

Lulzim Tafa nderohet me titullin Doktor Honoris Causa në Ukrainë

Please follow and like us: