Izraeli fiton me përmbysje ndaj Shqipërisë
Uran Krasniqi/RTKLive
Shqipëria ka fituar vetëm pjesën e parë të ndeshjes me Izraelin. Fundi i ndeshjes ka qenë i mysafirëve. Izraelitët kanë fituar me përmbysje 1-2 ndeshjen e luajtur në “Air Stadium Albania”.
Ka qenë Armando Broja ai i cili e ka dërguar Shqipërinë në epërsi në minutën e 45-të. Me këtë rezultat ka përfunduar edhe pjesa e parë.
Pastaj ka ardhur pjesa e dyta e cila nuk ka sjellë asgjë të mirë për Shqipërinë. Solomon ka qenë ai i cili dy herë e ka tundur rrjeten e Etrit Berishës (57, 72).
Pas kësaj fitore Izraeli e kryeson grupin, ku pasohet nga Islanda dhe në fund Shqipëria.
Izraeli shënon edhe golin e epërsisë ndaj Shqipërisë
Izraeli ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen me Shqipërinë. Ka qenë prapë Solomon ai që ka realizuar në minutën e 72-të, duke bërë që Shqipëria të përmbyset.
Dy minuta më vonë Shqipëria shënuar një gol përmes Hysajt, por i cili është anuluar pas shikimit të gjyqtarit në VAR.