Kancelari Scholz: Serbia të njohë Kosovën, përndryshe s’ka anëtarësim në BE
Kancelari gjerman Olaf Scholz pas takimit që zhvilloi me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një Konferencë të përbashkët për media ka deklaruar se nëse nuk ka një marrëveshje politike mes Serbisë dhe Kosovës nuk do ketë anëtarësim në BE. “Eshtë e paimagjinueshme që dy shtete që s’e njohin njëra-tjetrën të anëtarësohen në BE “, theksoi Scholz, teksa tha se dialogu është platforma e vetme që i hap rrugën evropiane Kosovës. Marrëveshja, sipas kancelarit gjerman, duhet të zgjidhë edhe njohjen e Kosovës nga Serbia. Më tej, ai deklaroi se po angazhohet te partnerët e BE lidhur me legalizimin e vizave për Kosovën.
“Gëzohem që po e vizitoj Kosovën si vendin e parë gjatë udhëtimit në Ballkanin Perëndimor. Fakti që po takohemi pas një muaji nga takimi në Berlin tregon se sa të ngushta janë marrëdhëniet tona biletarelale. Qeveria e Kosovës ka treguar se si partnere e besueshme qëndron me evropën perëndimore në sanksionet ndaj Rusisë. Krahas marëdhënieve bilaterale keni diskutuar dhe për liberalizimin e vizave dhe pozicionimin e Kosovës lidhur me luftën e Rusisë në Ukrainë. Kosova qëndron në anën tonë dhe në anën e BE. Kemi biseduar dhe për procesin e Berlinit, dëshiroj që së bashku me partnerët tanë ta rijetësoj atë këtë vit dhe në vjeshtë do e ftoj në një konferencë në Berlin. Rajoni duhet të përparojë referuar krijmit të një tregu të përbashkët rajonal. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE mes Kosovës dhe Serbinë të ccohet para. Një aryse që Serbia dhe Kosovë përmes një marëveshje përfshirëse dhe te qëndrueshme të gjejnë një zgjidhje politike. Rruga që i hap Kosovës perspektivën evropiani. Një qëndrim konstruktiv në këtë dialog është në interest ë gjithë qyetarëve të Kosovës. Marrëveshja politike mes dy vendeve është kushti i rëndësishëm. Është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen anëtare të BE”, u shpreh Scholz.
Kancelari gjerman mbërriti paraditen e 10 qershorit në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë ku u prit nga Kryeministri Kurti, me të cilin zhvilloi dhe një takim në Kryeministri. Pas Kosovës, Scholz gjatë vizitës dy ditore në Ballkanin Perëndimor, do të vizitojë Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë si dhe Greqinë, ku do jetë i pranishëm në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) .
/rtsh.al/