Artan Kajtazi: ARKEBUZ
N’kullë t’vjetër ndeza fitilin e fenerit
e mbusha pushkën e vjetër nga gryka
dola nér gardh përballë Bjeshkëve t’Nemuna
shkela mbi lule t’verdha buhavice
e gjuajta tri herë radhazi hënën e re!
Babai nga frëngjitë e kullës me tha:
me arkebuz kurrë s’ia huq biri im!
Please follow and like us: