Yzedin Hima: Kali i kujtesës

Kali i kujtesës
i lodhur kali i kujtesës sime
u pengua tek gurët e fëmijërisë
gjunjëpërgjakur mbi gurët e zinj
kali i bardhë i kujtesës dha shpirt
unë u fsheha në ujin e turbullt të kohës
që rrjedh në përroin e trurit tim
për shkak të kujtesës sime të ikur
nuk e ndërtoj dot këtë rrugë, këtë park
teksa pemët hovin drejt qiellit
retë si vajza nudo shfaqen nga larg
nga qelqi i ftohtë i neonit në rrugë
pikëzon dritë nga syri i largët i Asaj
në mesnatë ndiej një thirrje malli
të dal në qoshe të rrugës e nën drita sysh
të shes psherëtima të freskëta bari.
Please follow and like us: