Albspirit

Media/News/Publishing

Marijuanë, heroinë dhe ekstazi, djali i Dash Pezës dërgohet në shtëpi

Djali i ish deputetit socialist Dashamir Peza është lënë i lirë dhe u dërgua në shtëpi pasi Gjykata nuk e çmoi të nevojshme mbajtjen në burg që kishte aplikuar Policia.

Gëzim Peza, 36 vjeç, u kap me rreth 3 gramë marijuanë, afro 2.5 gramë heroinë dhe më shumë se 20 gramë ekstazi, teksa ndodhej në Shëngjin, Lezhë në festivalin muzikor që u zhvillua atje.

Në komunikatat e saj, policia thotë se djali i Pezës u kap me sasi të vogla droge.

Gëzim Peza, pasi u ndalua, më vonë u la i lirë. Lidhur me këtë, policia e Lezhës nuk mohoi publikimet e sotme se Peza është lëshuar pas disa orësh nga Policia, por bëri sqarimin e mëposhtëm:

“Më datë 02.06.2022, në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë, gjatë aktivitetit UNUM Festival 2022, në Shëngjin, në postbllok në hyrje, është ndaluar për kontroll fizik shtetasi G.P. 36 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik të tij, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale sasi të vogla lëndësh narkotike.

Peza është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe materialet procedurale në ngarkim të tij i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime mëtejshme.

Nga momenti i arrestimit, G.P. ka qëndruar në dhomat e paraburgimit në DVP Lezhë, deri në momentin që është dërguar në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për seancën gjyqësore për vleftësim të arrestit dhe caktimit të masës së sigurisë.

Në seancën gjyqësore, Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Pas seancës gjyqësore Peza është dërgua në banesën e tij i shoqëruar nga shërbimet e policisë.

Please follow and like us: