Albspirit

Media/News/Publishing

Mihal Gjergji: BRENGË POETI

Gjumi im,

s’vë gjumë në sy

Vikama luftëtarësh ma shkundin dremitjen

hap e mbyll dyer baladash

heronjtë janë aty!

Ju,

mbushni faqe gazetash

për një “Mis” a beronjë

dhe heshtni për një klithmë fëmije

për duart e shtrira

për lastarët e njomë

që thyhen nën peshë varfërie

Ju hiçër!

Blini “medalje” me çmimet e turpit

Më dhimbseni,

tek ju shoh, si bravaret në brinjë,

i ngjani njëri-tjetrit;

“buka e vjetër”

dhe heshtni për plagët e Atdheut

për Tafil Buzin dhe Hodo Alinë…

Puthadorë,

a thua se jeni bohemë?

Oh, Madamë!

Këto shalë të bardha,

gjoksi i butë, si djathi i napës,

nishani mbi vetull…

Lermë ta thur një poemë…!

E dini ju,

se ç’është një brengë poeti,

një dhimbje nëne,

që ende s’është tretur?

Shporruni qenër

Në vargjet e mia

s’kanë vend të gjallët e vdekur!

 

Maj 2019.

Please follow and like us: