Sanksionet angleze ndaj Patriarkut të Moskës trondisin konspiracionistët
Britania e Madhe ka njoftuar sanksione të reja kundër Rusisë.
Në kategorinë e njerëzve të prekur përfshet komisionerja ruse për të Drejtat e Fëmijëve Maria Lvova-Belova, e cila akuzohet për “transferimin dhe birësimin e detyruar të fëmijëve ukrainas”.
Patriarku Kirill, kreu i Kishës Ortodokse Ruse, është sanksionuar gjithashtu për mbështetjen dhe miratimin e tij të luftës në Ukrainë, raporton BBC.
“Ne po synojmë mundësuesit dhe autorët e luftës së Putinit, të cilët i kanë sjellë Ukrainës vuajtje të panumërta, duke përfshirë transferimin e detyruar dhe birësimin e fëmijëve”, u shpreh Sekretarja e Jashtme Britanike, Liz Truss.
Vendimi britanik ka tronditur konspiracionistët e Ballkanit Perëndimor, të cilët pritet të dalin me një qëndrim të përbashkët.
Please follow and like us: