Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Socialistë mos vrisni votën

 

 

Këto ditë Partia Socialiste po merret me zgjedhjen e kryetarëve të degëve në 61 njësitë vendore a Bashkitë e vendit. Në fakt nuk po zgjedh, por po emëron kryetarët e rinj. Ai që mendon se po zgjedh ia këput kot. Por ky rast duhet shqyrtuar jo për partinë në fjalë, por për vendin. Ndofta edhe për ata pak socialistë të mirë që besojnë tek vota e fshehtë dhe e lirë, si rruga e duhur në demokraci. Proçesi është një dhunë totale e njëshit, pra Edi Ramës. Me pak fjalë sipas një udhëzimi a qarkore partie, njësitë bashkiake duhet të propozojnë një kandidaturë. Personi duhet të ketë jetë partie të paktën një vit dhe anëtarë i saj prej tre vitesh. Nga këto propozime mund të dalin disa kandidatura që gjoja shpalosin platformat e tyre. Këto kandidatura seleksiohen nga një komision lokal, i cili zgjedh një dhe ia ofron qendrës. Qëndra, nënkupto atë të madhin, e vulos.

Ai që mendon se kjo është demokratike, gabon. Kjo mënyre është ekzekutim publik i demokracisë pikërisht sepse shmanget vota. Nëse sot socialistët nëpër selitë e tyre në qytetet e Shqipërisë, do ishin duke votuar emrat në fjalë, pavarsisht të gjitha firove, atëhere po, mund të pretendonim për një mënyrë zgjedhje demokratike. Por kësisoj ka vdekur gjithçka. Dhe ajo që të bën përshtypje është kalimi në heshtje i shumë mediumeve, për më tepër i qarqeve të pavarura apo institucioneve që merren me studimin e politikës. Për më keq akoma katedrave të fakulteve që i kanë prioritet shkencat politike. Eshtë totalisht një tallje dhe një futje në vathë e komplet anëtarësisë. Ai që nuk voton nuk ka asnjë tagër. Nuk ka asnjë të drejtë ankimimi. Nuk ka të drejtë të flasë. Nuk ka të drejtë të diskutoj, por të llomotosi. Ka vetëm një dhe vetëm një të drejtë, të bindet. Madje të urdhërohet. E gjitha është një kulturë ushtarake dhe rekrutimi. Këtu zë fill manipulimi i madh, përdorimi. Dhe më tutje flakja në rrugë. Se për llogari dhënie, as që bëhet fjalë. Ndaj koha politike në vendin tonë, është akoma propagandë. Një element shumë pengues në qasjen me demokracinë perëndimore a Europën. Por dhe konturimi në horizont i një oligarku politik me plane sundimi afatgjatë.

Please follow and like us: