Ibrahim Vasjari: Ikin vitet

Ikin e ikin…
Rrjedhë e përjetshme
Furi tallazesh pa prehje, pa cak.
Platiten qeniet e brishta, të tretshme.
Shkumnajë shpirtrash mbi dallgë.
Ikin…
Veç mitra e jetës mbetet,
Përvjedhur derdhjes për në Askund.
As shuhet, as tretet,
Me hallka breznish – zinxhir i pafund.
Mitra mbetet,
Gëlon, vegjeton,
Pllenuar, mbarsur me farëza jete,
Mbërthyer mbi tokë,
Me mite e gurë varresh lidhur fort.
Please follow and like us: