Albspirit

Media/News/Publishing

NJË DHURATË E BUKUR PËR FSHATIN, HISTORIA E LEPENICËS SË VLORËS

 

“Libri është fryt i një pune kërkimore shkencore kryer nga autori për vite me radhë në fonde të ndryshme të Arkivit Qëndror të Shtetit dhe Bibliotekës Kombëtare… Historia e Lepenicës shkruar nga autori ka marrë karakter të gjerë enciklopedik”. 

Prof. dr. Luan Malltezi

 

 

 

Nga Enver Memishaj

 

Një grup fshatarësh nga Lepenica e Vlorës, nisur nga dashuria për vendlindjen dhe nga fakti se ky fshat megjithëse ka dokumente të prehistorisë, 3600 vjet para epokës sonë, nuk kishte histori të shkruar  dhe me qëllim që të mos humbasin vlerat e sakrificat e kësaj popullsie dhe për t’u lënë brezave të ardhshëm të shkruar historinë e vendlindjes, sado e pa plotë por që do të plotësohet nga brezat që vijnë më pas këto ditë kanë nxjerrë në qarkullim librin “Lepenica e Vlorës. Shënime historike”, formati 17 x 24 cm. prej 750 faqe.

Vepra  është parë e ka kaluar në vlerësimin, recensën prej prof. dr. Luan Malltezi e dr. Bujar Leskaj.

Dalja në dritë e këtij libri u mundësua nga puna dhe përkushtimi i Tasim Xhezos, Sadik Sinanaj, Resmi Canaj, Sheme Jazaj, Yzeir Lamaj, Reshat Jazaj, Begë Begaj, Murat Çelaj, Neshet Ngucaj, Tomorr Hoxhaj, Enver Memishaj, etj.

Autorët e kanë nisur historinë e Lepenicës që nga prehistoria, vazhdojnë me pushtimet slave, bullgare dhe turke. Janë gjetur e qëmtuar dokumente të kohës. Më tutje në libër flitet mbi bazën e dokumenteve për banorët e hershëm autokton të Lepenicës, jetesa, regjistrimet e popullsisë, organizimi politik, mendime të personalteteve për banorët e këtij fshati dhe personalitete që kanë vizituar këtë fshat.

Në libër analizohen periudhat historike 1912 – 1920, veçanërisht pasqyrohet Lufta heroike e Vlorës, periudha 1921 – 1939 dhe 1939 – 1944, Lufta Antifashiste, ku pasqyrohet se fshatarët e Lepenicës iu përgjegjën pushtuesit me armë që nga e premtja e zezë e 7 prillit 1939. Hollësisht është pasqyruar sulmi barbar, që forcat komuniste bënë kundër fshtarave Velçë, Gjorm e Lepenicë më 4 nëntor 1943, duke vrarë, duke djegur shtëpitë e fshtarëve dhe grabitur pasurinë e tyre.

Kapitujit e më vonshën paraqesin vuajtjet dhe persekucionin komunist mbi fshtarët e varfër të Lepenicës. Lepenica në vitin 1944, kishte gjithësej 60 shtëpi, pra pak më shumë se 60 burra.

Më 6 nëntor 1943, komunistët dogjën 15 shtëpi dhe grabitën pasurinë e tyre. U vranë në përpjekje me forcat komuniste 10 vetë, u plagosën 9 vetë, viktima të luftës 2 vetë, u arratisën jashtë shtetit 6 vetë. Në kohë paqjë pas çlirimit u shpallën armiq të popullit 9 vetë, u pushkatuan 2 vetë, vdiqën në tortura 2 vetë, u dënuan me burgime të rënda për motive politike 12 vetë. Për herë të dytë, pas vitit 1943, në kohë paqje  u sekuestrua pasuria e luajtshme dhe e pa luajtshme  e 9 fshatarëve.  Ndërsa u vranë në përpjekje me forcat komuniste dy vetë: Tefik Likaj dhe Sami Ngucaj.

Në një kapitull të veçanë pasqyrohet jeta dhe vepra e bijëve dhe bijave më të mira të Lepenicës që nga dëshmorët e vitit 1912, dëshmorët e vitit 1920 dhe të Luftës Antifashiste. Në një kapi të veçantë janë pasqyruar drejtuesit e fshatit që nga kryepleqtë e kohës së Turqisë deri në ditët tonë.

Veçohen dy figura që zenë një vend të ndeuar në historinë e popullit shqiptar: major Ahmet Lepenica dhe Hysni Lepenica.

Kapitulli i fundit i librit përmbledh faksimile të dokumenteve të përmendur në libër, që nga defterët e kohës së Perandorisë Osmane deri në ditët tona.

Të gjithë kapitujit e librit dhe ngjarjet u referehen dokumenteve dhe burimeve të shumta të cituara saktësisht.

Në fund të librit është paraqitur një bibliografi e gjerë mbi të cilën janë bazuar autorët në hartimin e historsë së vendlindjes së tyre.

Mësuesi Begë Begaj shkruan: “Ja kështu, me durim, me kujdes e dashuri për vendlindjen arritëm të botojmë “Lepeniva e Vlorës. Shënime historike”. Një  libër me vlera të mëdha për këdo, po në veçanti për bashkëfshatarët tanë kudo ku jetojnë, në çdo cep të botës, të cilët jo vetëm duhet ta lexojnë po edhe ta propagandojnë se në të do të gjejnë atë që nuk e dinin, s’kanë mundur ta mësojnë, për fshatin tonë të mirë, të bukur nga natyra por edhe nga banorët, të parët tanë që na rritën e na lanë trashëgim atë histori, mirësi, harmoni,  dhe mirëkuptim me njeri tjetrin.

Kushdo do të gjej në këtë libër, shumë të vërteta që më parë ishin mohuar e falsifikuar, apo personalitete të njollosur padrejtësisht, do të gjej pakë nga familja e tij, e të parëve të tij, e traditave e zakoneve, marrëdhënieve dhe harmonisë që ka patur fshati ynë. I vogël por ndër të parët e me kontribute për atdheun tonë të dashur duke dhën më shumë se ç’kemi marrë.

Enver Memishaj, ka arritur të paraqes historinë e vërtetë të këtij fshati të persekutuar padrejtësisht, me fakte e dokumente, jo me histori të sajuara për interesa hakmarrëse politike, por të argumentuara e të faktuara.

Prandaj çdo bashkëfshatar në veçanti duhet ta lexojë këtë libër me kujdes e dashuri dhe siç thotë autori që në faqet e para të këtij libri është i gatshëm të mirëpres çdo vrejtje, sugjerim apo koregjim të ndonjë gabimi.

U lutem, me dashuri e respekt, të gjithë bashkëfshatarëve, ta marrin e ta lexojnë këtë libër memorial për Lepenicën tonë, të mirë e të bukur.

Respekt për këdo që e lexon këtë libër simbol të të mrekullueshmes ku përmblidhet një histori për të cilën ne lepeniciotë duhet të jemi krenarë për paraardhësit tanë.

Prof. dr. Luan Malltezi në recensën e tij thekson: “Libri është fryt i një pune kërkimore shkencore kryer nga autori për vite me radhë në fonde të ndryshme të Arkivit Qëndror të Shtetit dhe Bibliotekës Kombëtare… Historia e Lepenicës shkruar nga autori ka marrë karakter të gjerë enciklopedik”.

Ndërsa prof. asooc. Aleks Trushaj, bir i këtij fshati shkruan: “Faleminderit për librin e bukur për Lepenicën tonë që më dhuruat! Të përgezoj për punën e bërë, ku evidentohet rrënjë origjina e fshatit dhe falë punës tuaj plotë pasion e orjentim historik në libër gjen veten çdo lagje, mëhall, fis, person, dëshmor i fshatit, martiret e tij, vuajtsit dhe bashkëvuajtësit Libri është një dhuratë e bukur për fshatin dhe më gjerë! Përgëzime dhe punime të reja për të ardhmen! Kalofsh behar të bukur dhe promovim të librit sa mëshpejt! Ju pershendes!”

 

 

 

Please follow and like us: