Lumnie Hoti: Mirënjohje pa fund për Xhoi Jakajn dhe qendrën e saj!
Ditën e shtunë, më 18 Qeshor 2022, një ditë që s’do ta harroj kurrë, në orën 13, në Bar Restorant Piazza në Tiranë u bë promovimi i dy librave të mi “Melodia e Jetës” me redaktor Albert Zholi dhe libri “Çizmet prej Llastiku”, monografi me redaktor shkrimtarin e njohur, Ndue Lazri.
Në këtë eveniment të promovimit të librave të mi drejtuar nga e madhja jonë Xhoi Jakaj dhe stafi i saj, që me punën e tyre ëngjëllore, dashamirëse e artistike me këngë hare shkoi çdo gjë mrekulli e Perendisë. Ju falenderoj nga zemra për punën tuaj të palodhur Xhoi Jakaj e stafin e Qendrës Xhulia & Xhoi. Zoti ju Bekoftë!
Kishte shumë të ftuar e dashamirës, intelektualë e shumë personazhe publike si e madhja jonë Margarita Xhepa, familja e avokat Beqirit.
E falenderoj nga zemra për respektin që na bëri Xhoi Jakaj mua dhe shumë personazheve publike si Albert Zholi, gazetar i vlerave të mëdha, i ftuar Gaqo Apostoli, maratonisti Sotir Qiriaqi… këngëtari Jani Grande, gazetaren Mimoza Sinanaj Haxhialiu, poeten e kinastien Vllasova Musta, prezantuesen Silvana Braçe që me punën e saj ndër vite si spikere kudo na nderon e respekton. Gjithashtu falenderoj miken time Linda Kalemi, falenderoj nga zemra Sofia Kola që me këngën e nënës na mbushi shpirtin me gëzim, falenderoj të gjithë pa perjashtim, ma mbushët zemrën plot gëzim.
Falenderoj nga zemra drejtorin e pallatit të kulturës Librazhd për pjesëmarrjen, Skënder Karriqi i uroj suksese në punën e tij. Falenderoj nga zemra dhe piktorin e madh Arif Lushi që me duart e tij të arta ashtu dhe piktoren e stafit të Xhoi Jakaj që me dy piktura të bukura të miat ndriçonte salla; faleminderit shumë për pjesëmarrjen dhe suprizat tuaja.
I falenderoj të gjithë pjesëmarrësit nga zemra nga Berati im, qyteti i lindjes, gjithashtu dhe të ftuarat e të nderuarat zonjat nga Librazhdi që ma mbushën shpirtin me gëzim dhe nëna ime e dashur Sania, tezja, vëllai e nipi e kushërira i falenderoj të gjithë nga zemra.
Xhoi Jakaj nuk kam fjalë të shkruaj për ju, jeni me të vërtetë një zonjë fisnike e humane, e punës dhe e penës, je përherë e gjithanshme. Zoti të ta bëjë dritë punën tuaj se punoni me shpirt e me cilësi, na mbushe shpirtin me gëzim të gjithve, je përherë ‘Miss Buzeqeshja”, ashtu siç të thërras unë. Ju falenderoj nga zemra të gjithë pjesmarrësit dhe më falni se isha shumë e emocionuar.
Ja u kthefsha në gëzime respektin e Zoti ju Bekoftë, o njerëz të mirë dhe nuk e harroj atë poezi të të madhes Margarita Xhepa që fliste për paqe e dashuri me njeri-tjetrin.
Zoti drejtoftë shpirtra njerëzish se shumë shkojnë në rrugën e djallit, po Zoti i mposht, e ne lutemi për këta të mjerë që s’e kuptojnë që nga dheu u krijuam nga dheu po hamë e në dhe do ikim, një flluskë sapuni jemi, lum ai që bën mirë e mjerë ai që bën keq.
Zoti na Bekoftë të gjithëve!