Albspirit

Media/News/Publishing

Qerime Daci: Trandafili im!

Trandafilin në dore e mbaje
E aromë jo nuk kishte
Vetem ashtu kotë
Në dore e mbaje e
I përhumbur në mendime
Me trandafil në dore
Ti vazhdoje e qaje.

Trandafilin tim, ma more
Si pa’qellim , të mbeti
Në duar e sotë qanë
Mbi trandafilin tim.
E unë si shumë e
Uruar më humbi
Trandafili ndër duar.

Trandafili im dua të
Kthehemi si në fillim,
Të të mbaj në duar,
Si dikur.
Jo kurr më s’kamë
Me të leshu
Ashtu si dikur do të
Të mbaj në duar.
Jo kohen s’mund ta
Rikthej, po të kujtoj
Trandafili im, e aromën
Jo më s’po ta ndjej.!

Trandafilli im të humba
Që në fillim aroma
Jote mbeti në atë rrugë
Ku emrin e ka pa’kthim.
U thave e u vyshke,
Se s’ishe më trandafili im
Thjesht dua të kthehem
Që në fillim me
Trandafilin tim.

Please follow and like us: