Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: A ka sot miq të vërtetë?

 

A ka sot miq të vërtetë apo thjesht koha i vë ata në provë?

Çdo ditë mos harro të mësosh nga gabimet, eksperiencat, librat dhe programet e ndyshme me trajnime…

*Në punë mos shpresoni se do krijoni shumë ‘miq’; vetë koha prodhon më tepër ‘kundërshtarë’, mos u mondoni t’i fitoni plotësisht as t’i mundni ata.

Gjithmonë do të ketë njerëz që kanë më shumë se ju dhe disa që kanë më pak hapësira dhe mundësi.

Merr atë që të takon e të përket ty.

*Mos i kritiko njerëzit rreth teje.

Disa njerëz kanë zakon tē jenë të pakënaqur me veten, shpesh ata sjellin negativitet rreth teje e vetes…

Detyra juaj është të mos e bëni zakon të thoni fjalë kritike dhe mësoni të heshtni, mbajeni kritikën pa e shprehur edhe nëse kjo është e pashmangshme, të paktën uleni dozën e kritikës ose minimizoje, askush në këto kohë nuk pranon vërejtje.

*Falni, harroni mos gjykoni!

Mos e shpenzo kot kohën dhe energjinë me lëndime dhe gjykime. Kohën mund ta shpenzoni me zgjuarsi për gjëra më produktive se sa me mendimet e dëshpëruara.

Askush në këtë botë nuk është perfekt.

Njerëzit bëjmë gabime, edhe kur japim maksimumin, ndonjëhere mjafton të kërkojmë falje, të harrojmë dhe të ecim përpara.

*Shoqërohu me njerëz pozitivë dhe mbështetës.

*Nuk ka qenie unike me aftësi të jashtëzakonshme, por ka persona me mundësi të mëdha për veten, që e kthejnë fatin e mundësinë në sukses, atij ose asaj nuk i kanë ardhur rastësisht, por i ka kërkuar dhe ka pasur objektiva.

Prandaj mbajini interesat tuaja në jetë në një nivel të lartë duke qëndruar në shoqërinë e njerëzve entuziastë.

Në këtë mënyrë do të infektoheni nga qëndrimi i tyre pozitiv.

*Shiko larg dhe mos merre energji negative kur mund t’i shmangesh ato.

Nese doni ta shihni botën e bukur dhe të shijoni lavdinë e saj, merr energji të mirë.

Kësisoj, do të ishte me vend të qëndronit larg atyre që mendojnë negativisht.

Kur jeni të rrethuar nga njerëz negativë të cilët vazhdimisht ju dekurajojnë, besimi në vetvete do të ulet.

*Përfshihuni në punë dhe aktivitete që dashuroni, mos puno vetëm për fitime por edhe për kënaqësi.

Është e vështirë të ndiheni mirë për veten nëse i kaloni ditët në diçka që së dëshiron.

Vlerësimi për veten lind kur jeni të përfshirë në punë dhe aktivitete që pëlqeni dhe ju ndiheni të vlefshëm.

Nëse jeni në një pozitë të pamundur për të bërë ndryshime të menjëhershme në karrierë, mund t’i kushtoni kohën e lirë aktiviteteve të pëlqyeshme.

*Mundohu në maksimum  të jesh i/e sinqertë me veten.

Jetoni jetën tuaj, jo jetën që dikush tjetër ka menduar për ju. Kurrë nuk do fitoni respektin ndaj vetes dhe as nuk do të ndiheni mirë nëse nuk e drejtoni ju jetën tuaj.

Prandaj nëse ende po merrni vendime në bazë të miratimeve të miqve apo të afërmve e nuk po tregoheni të sinqertë me veten, ka më shumë gjasa të jesh i pa lumtur dhe jo i mbushur në shpirt me ato objekiva që i ke vendosur vetes në çdo moshë!

* Fjalët dhe mendimet kanë forcë të madhe, fjala mund të gjenerojë shumë fuqi. Energjia dhe entuziazmi që vjen nga zgjedhja e duhur e fjalës së duhur është çelësi i nevojshëm në mënyrë që të bëni ndryshimet emocionale dhe të ndërtosh pritshmëri.

Zgjidhni fjalë të mençura, beje që ajo të ketë peshë, mbani një qëndrim praktik për vlerësimin e vetes dhe arritjeve të tua në gjithë etapat e jetes

*Mos i injoro të tatëpjetat dhe të përpjetat, jeta i ka të gjitha, menaxho mirë edhe suksesin edhe dështimet, atëhere dije se do jesh i fortë para çdo vështirësie në jetet tuaja

*Ushtro trupin e mendjen me aktivitet fizik.

Nëse nuk ke para për palestra ekziston natyra dhe ecja pa kosto, ama përfiton dhe oksigjenin. elemet aq i domosdoshëm për shendetin.

Ushtrimet mund të zvogëlojnë “hormonet e stresit”, si psh kortizoli dhe rrit endorfinën dhe elementët e tjerë kimikë që e bëjnë trupin të ndihet mirë, duke nxitur humorin, aktivitetet fizike do t’jua largojnë mendjen nga problemet.

*Përfitoni nga seminaret, librat, personazhet me eksperienca dhe programet për vetë-vlerësimin, mos i shpërfill ato me pretekstin se unë këto gjera i di? Se po ta them unë që ke shumë për të mësuar ende.

Merrini parasysh këto këshilla të thjeshta dhe provojini.

Me këto aktivitete kurrë nuk do të dështoni që të nxisni vetë-vlerësimin tuaj.

Dhe ndërsa respekti për veten rritet, brenda jush do të lindë një person tjetër me shumë forcë dhe dashuri për veten e të tjerët.

Ky është qëllimi i madh i jetës, fundja…

 

Please follow and like us: