Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta poeti Xhevdet Bajraj

Poeti Xhevdet Bajraj ka vdekur të mërkurën në moshën 62-vjeçare, ka bërë të ditur vëllai i tij, Fadili, në një postim në Facebook.

Bajraj që nga lufta në Kosovë u vendos në Meksikë, ku edhe vdiq.

Sipas familjarëve, në dy muajt e fundit ai vuante nga një sëmundje.

Gjatë karrierës si tij, ka marrë disa çmime letrare. Poezia e tij është përkthyer në disa gjuhë dhe është përfshirë nëpër disa antologji të ndryshme në gjuhën shqipe, spanjollë, serbe dhe angleze.

 Në Meksikë arriti me bursën e Parlamentit Ndërkombëtar të Shkimtarëve. Është bashkëprotagonist në filmin e “Aro Tolbukhin – Në mendjen e vrasësit (Aro Tolbukhin – En la mente del asesino) të regjisorit spanjoll, Agustin Villaronga. Filmi ka qenë fitues i disa çmimeve ndërkombetare.

Që nga viti 2002 punoi si profesor në Akademinë e Krijimtarisë Letrare në Universidad Autonoma de la Ciudad de Mexico, ku ligjëroi lëndën e poezisë. Bomtimet KOHA prej veprave të tij ka botuar: “Copa ime e qiellit” dhe “Lëngu i trëndafilit”.

Në mesin e veprave e tij janë edhe “Kafe me nënën”, “Ca kokrra rrushi Rahoveci”, “Kur qajnë hardhitë” e të tjera./koha net

——————————
Xhevdet Bajraj: Poeti
Sa herë që binte në gjumë
poeti
një muzë
e lidhte kalin
para derës
dhe i hynte në ëndërr
zbathur
shkelte
si gratë kur e shkelin rrushin
për ta bërë verë
Një ditë prej ditësh
poeti vdiq në gjumë
muza mbeti e bllokuar në ëndërr
zbathur
E morën poetin dhe e varrosën
e mbollën në fushë
Pas një kohe
nga varri i tij
mbiu një hardhi rrushi
nga kokrrat si majat e gjinjve të saj
rridhte verë e bardhë
natyrisht
verë Rahoveci.
Please follow and like us: