Aleksandër Meksi: Disa masa për të zbutur krizën ekonomike
Jashtë çdo diskutimi kriza ekonomike që po trondit jo vetëm Evropën, rezultat i agresionit rus në Ukrainë, rëndon ekonominë shqiptare duke ulur ritmet e zhvillimit të saj, por rëndon dhe jetën e familjeve shqiptare, shtresat më të varfëra të së cilës nuk mund ta përballojnë.
Po ndjek për ditë çfarë masash merr BE apo dhe vende të veçanta të saj, për t’u dëmtuar sa më pak që të jetë e mundur, ekonomia në tërësi dhe familjet në veçanti. Masat kryesore janë në drejtim të mos rritjes, brenda mundësive, të çmimeve të produkteve djegëse (nafta, benzina dhe gazi) dhe energjisë elektrike, ashtu dhe duke ndihmuar familjet ne vështirësi në forma të ndryshme e të vazhdueshme.
Si rritja e çmimeve pra dhe fitimet ekstra për shtetin dhe tregtuesit e lëndëve djegëse e jo vetëm të tyre janë rezultat i luftës dhe sanksioneve, ashtu dhe inflacion si pasojë. Pra nuk janë dukuri të zhvillimit apo ecjes së ekonomisë. Mund të jenë të përkohshme, por edhe afat gjatë… koha do ta tregojë.
Shikoj që pak po bëhet ndër ne në këtë drejtim, prandaj mbi bazën e përvojave të mësipërme po them se Qeveria Shqiptare, përderisa ka të ardhura suplementare të pa arashikuara në buxhetin e miratuar për viti 2022, duhet detyrimisht që një pjesë të tyre ta përdori për të ulur çmimet e rritura të këtyre lëndëve të para.
Propozoj se duhet të zvogëlohet fillimisht akciza dhe tvsh-ja e lëndëve djegëse së paku me 30-40 lekë (të reja) për litër për karburantet dhe të mbrohet çmimi i energjisë. Njëherazi dhe ndihma për shtresat e varfëra dhe pensionistët. Po ashtu dhe masa të tjera kundër fitimeve ekstra sipas shembullit të vendeve të BE.
Please follow and like us: