Albspirit

Media/News/Publishing

Flamur Hoxha: Te baraka e Musine Kokalarit m’u kujtua baraka ime e fëmijërisë

“Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju jeni duke më ndëshkuar për idealet e mia”!
Këto fjalë të shkrimtares e politikanes Musine Kokalari më rrinin në mendje gjithë kohën dje, ndërsa bashkë me një grup shkrimtarësh bëmë homazhe nderimi në Rrëshen për të.
Përjetova impresione të thella kur shkuam dhe bëmë një foto tek vendi ku ajo ka patur barakën e internimit.
M’u kujtua baraka ime e internimit… gjyqi me atoporlant e turma mes qytetit… pushkatimi… burgu…
U gëzova te rruga që ka marrë emrin e saj. Ajo tashmë ka hyrë në adresat tona…
Edhe dje besova se ne bëhemi më të mirë kur nderojmë martirët dhe shkrimtarët martirë.
Duke i falenderuar gjithë shkrimtarët e pranishëm në Rrëshen, siguroj se mbështetja ime për veprimtari të tilla fisnike për shkrimtarët do të jetë gjithmonë.
Please follow and like us: