Odise Kote: Lumi qan…
Këputet rrëmbyeshëm me sekrete drejt takimit,
Përmbi, si lamtumirë, një degë e thyer.
Mëkatet i tret kjo këmbanë mëngjesi,
Lodhur nga pritje – ikjet.
Udhëtim pa fre, sikur kërkon të shpërthejë,
zajet e bardhë, si shpritra të lënë peng.
Dikush pret, ndoshta shkrimet e shenjta katalehe,
Shirat në muzg të Kadaresë.
S’kthen dot pas, dëshirat në rrëfenja pendimi,
dhe në vorbulla s’i gjen, që s’i gjen përgjigjet.
Më besoni, Lumi, ah dhe Lumi qan…
Sepse dy herë, s’ i përqafon dot brigjet.
Please follow and like us: