Violinistja merr drejtimin e Teatrit të Operas dhe Baletit
Abigela Voshtina u zgjodh drejtoreshë e Operas mes 7 kandidaturave. Përzgjedhja u bë nga një komision i ngritur nga Ministria e Kulturës, ku kishte specialist shqiptarë dhe të huaj.
Voshtina ka propozuar në platformën e saj një kalendar dy-vjeçar dhe bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë e Tiranës. Si violiniste ajo ka performuar në skena ndërkombëtare.
Voshtina ka qenë për 8 vite drejtoreshë Artistike e teatrit të Operas, duke bashkëpunuar ngushtë me ish-drejtorin Ilir Kerni dhe me drejtoreshën që pason në detyrë për 6 vjet, Zana Çela.
Please follow and like us: