Albspirit

Media/News/Publishing

Elta Milori: Shqipëria e meriton denjësisht Europën

Në 1 shkurt 2020, Britania u konfirmua zyrtarisht jashtë organizmit europian. Në 2016 në Parlamentin Britanik u votua kundër aderimit në Bashkimin Europian (BE). Kryeministri Camerun i asaj kohe, i cili ishte pro aderimit në BE, e nisi fjalimin e dorëheqjes në Parlamentin Britanik me fjalët:  “Unë e dua vendin tim”. Respektoi vendimin e sovranit. Britania e Madhe i tha botës “sovrani kur është kundër ai vendos”.

Pas këtij vendimi më 1 shkurt 2020 Britania nuk vazhdon më të jetë pjesë e BE.

Ky vend me potenciale të fuqishme ekonomike, me pozicion kyç gjeopolitik, me një kombinim perfekt sistemesh monarko-demokratike në qeverisje u shkëput zyrtarisht nga familja e BE.

Bota po ndryshon e gjërat po marrin tjetër trajtë. Treguesi i shkeputjes së vendeve me potenciale të tilla nga BE, na bëjnë të ndjehemi skeptikë brenda asaj që po ndodh në Europë.

E përmenda rastin e mësipërm jo më kot pasi nga lajmet nga dje deri sot po njoftohemi që Bullgaria,  mohoi të drejtën për të hapur negociatat për në  BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por nuk ka pak që përsëri u njoftuam që Parlamenti Bullgar votoi për hapjen e tyre.

Më tepër se ky reagim i Bullgarisë, ne si europianë, na dhëmb qëndrimi i vetë BE. Ne duam me zemër që të jemi pjesë e Komunitetit Europian me të gjitha të drejtat që na takojnë. Nga historia kemi marrë mësime jo të mira pasi kemi qenë të destinuar të mos ishim gjithmonë në anën e duhur të grupimeve gjeopolitike që disa faktorë ka destinuar për ne, në një moment kur Britania, Skocia dhe shumë vende potencialisht të fuqishme janë shkëputur apo kanë kërkuar të shkëputen nga ky organizëm nga njëra anë dhe nga ana tjetër  kriza në Europë është e dukshme, Shqipërisë i mohohet përsëri futja në derën e saj.

Panvarësisht çfarë unë përmenda më lart, ne si një komb me histori të lashtë, jemi në kërthizë  të Europës. Vend i vogël, i varfër, por me potenciale të çmuara, si intelektuale dhe natyrore, e meritojmë të jemi anëtar me të drejta të plota, e një Europe, që “krizat ia  kanë plasaritur muret e tavani nuk mund ta mbaj dot gjatë themelin”.

Urojmë që me veton pro të Bullgarisë të na çelet drita jeshile për anëtarësim dinjitoz në BE!

Please follow and like us: