Ndalohet hidrauliku që përgjonte klientet në hotelin e vet
Një hidraulik pervers po përballet me akuza që mund ta çojnë në dyert e burgut, pasi u zbulua teksa vendoste kamera sekrete në dhomat e gjumit të grave kliente të tij, për t’i filmuar ato në momente intime. 44-vjeçari Leslie Burton kishte fshehur pajisjet në shtëpitë e klientëve teksa ofronte shërbimin si hidraulik për rregullimin e kaldajave të gazit. Ironikisht, babai i martuar i tre fëmijëve u kap në CCTV e një shtëpie teksa kryente aktin kriminal. Burton ishte filmuar teksa vendoste kamerën e tij në një kabinet pranë shtratit. Aty ai madje gjen një lodër seksi, ndërsa në një tjetër shtëpi në Sheffield ai dhuron dhe skena të turpshme. Ai u kap nga një “kamerë dado”, e vendosur nga pronarët e shtëpisë për të mbajtur një sy tek fëmijët e tyre të vegjël pas gjumit. Policia arrestoi Burton dhe gjeti një larmishmëri videosh shqetësuese në kompjuterin e tij. Burton dha dorëheqjen nga firma e tij hidraulike dhe pranoi vjedhjen e posedimin e pornografisë ekstreme në gjykatën e magjistraturës së Sheffield. Çështja e tij u dërgua në Gjykatën e Lartë dhe ata vendosën që dënimi maksimal prej 12 muajsh që mund të vendosnin nuk ishte i mjaftueshëm për ngjarjen në fjalë.