Albspirit

Media/News/Publishing

Rexhep Polisi: VJEN NJË DITË…

Vjen një ditë dhe dhembin fjalët,
Që rrjedhin vrullshëm me mund.
Dhemb çdo gërmë, çdo presje,
Pikëpresje dhe pika në fund…
Tremben zogjtë e qiellit tonë
E fluturojnë në heshtje…
Dhe rrugët ku ecëm harbuar
Vajtojnë atje me dënesje…
Dhemb fjala që mbeti pezull
Në ankthin e pritjes, në harresë;
Dhëmb e nesërmja që avitet
E ngulitet frikshëm në kujtesë.
Tani është vonë dhe nata
Na mbulon me errësirën e saj.
Agimin presin ëndrrat e zjarrta
Dhe pulitin sytë si të zëna në faj.
Please follow and like us: