Burg për djalin e ish-kryeministrit rus, hodhi nga dritarja të dashurën
Gjykata ruse ka dënuar me 13 vite burg djalin e një ish-kryeministri, pasi rrahu dhe më pas hodhi nga dritarja të dashurën e tij 21-vjeçare, Tomiris Baysafa.
Vendimi për dënimin e të riut erdhi pas një fushate për drejtësi nga nëna e viktimës, e cila protestoi kundër “paligjshmërisë” gjyqësore të Rusisë , kur një vit më parë Medzhidov u shpall i pafajshëm.
Gjykatësi në gjyqin fillestar u pa si “jashtëzakonisht mbështetës” ndaj Medzhidov, djalit të ish-kryeministri me ndikim të rajonit të naftës dhe gazit Dagestan, Mukhtar Medzhidov.
Nëna e viktimës, Zhanna Akhmetova, 42 vjeç, ishte ankuar se vajza e saj ishte trajtuar si “një person absolutisht i sëmurë nga ana psiko-emocionale”, dhe provat bindëse mjeko-ligjore ishin injoruar.
Ajo u kishte bërë thirrje për drejtësi presidentëve të Rusisë dhe Kazakistanit, vendit të saj të lindjes, Vladimir Putin dhe Kassym-Jomart Tokayev.