Albspirit

Media/News/Publishing

Kërcen prifti nga belaja, arrestohet për dhunë në familje

Një prift ka rënë në prangat e policisë në Greqi, pasi akuzohet për dhunë në familje. Sipas mediave greke, prifti është arrestuar pas alarmit të ngritur nga gruaja e tij e cila deklaroi se ishte tmerruara me sjelljen e tij agresive dhe të dhunshme. Sipas informacioneve prifti e ka kthyer shtëpinë mbrapsht, duke hedhur çdo send në tokë, e për pasojë gruaja telefonoi linjën SOS.

 Ndërkohë dyshohet se gruaja më parë është dhunuar fizikisht, pasi në trupin e saj janë gjetur shenja që dyshohet se janë shenja dhune.
 Mitropolia e Shenjtë e Dimitriados ku prifti punonte ka mbajtur qëndrim kundër dhunës në familje , ndërsa këshillojnë gratë që të mos tolerojnë dhunën psikologjike, verbale, fizike.
Please follow and like us: