Bashkim Saliasi: MIKU IM VIRON KONA!
Si det i thellë, me dallgë e valë.
Si mal i lartë me lisa dhe borë,
Me zërin e qetë dhe të ngadaltë,
Vironi i ëmbël dhe vllazëror.
Në jetë rastësia është dhe fat,
Të njohësh njerëz t’mirë, fisnikë,
Kjo jetë e shkurtër, po aq e gjatë,
Provon sa vlen një shok, një mik.
E dua detin dhe shkumën e tij,
I dua kodrat me portokaj dhe ullinj,
Atje është vendlindja e mikut tim,
Vlora që na zgjon krenari e gëzim.
Jemi pranë në punë e krijimtari,
Shkëmbejmë mendime me vlerë,
Jetën motivojmë, i japim bukuri,
Stina e Vironit është pranverë.
Tiranë, më 24 qershor 2022
Please follow and like us: