Albspirit

Media/News/Publishing

Ermal Mulosmani: Burri i Sevdarit dhe burri i Xhaçkës

Në vitet 97-2000 burri i Antoneta Sevdarit, Prokurore e njohur në Shqipëri as nuk e njihte gruan e tij të ardhshme. Ajo ishte studente në atë kohë ndërsa bashkëshorti punonte në emigracion në Greqi. Pas kësaj edhe në Arabinë Saudite.
Punonte topograf gjeodet dhe, si gjithë shqiptarët, kursente sa mundej që të bënte dy lekë prokopi si i thonë. Në 5 vjet arriti të kursente rreth 3 milionë lekë (25 mijë Euro). Pra rreth 8 mijë Euro në vit.
Kthehet në Shqipëri dhe me ato para ndërton një shtëpi diku në Yzberisht.
Pas kësaj njihet me Antonetën dhe martohen. Në vitin 2020, 17 vjet më vonë pas martesës dhe 23 vite pas emigracionit, kur Sevdari deklaron pasurinë, përmend edhe këtë shtëpinë e humbëtirës.
I thonë “Me ç’para e ndërtoi burri atë shtëpi”? Ajo pyet burrin. Ai i thotë: “Me ato paratë e Greqisë dhe Arabisë Saudite. Kam dëshmitë e punës”.
Fantastike”- ia pret Prokuroja. “Mi jep tua çoj hetuesve të vetingut”.
Hetuesit marrin dëftesat e pagesave. Mirëpo nuk dorëzohen. “A i ka paguar burri tatimet e të ardhurave personale në Greqi” – pyet kryehetuesi?
Pyet për tatimet e të ardhurave të para 23 viteve kur burri i saj punonte në hall të vetin si emigrant te afendikoji.
Antoneta pyet burrin. Burri shtanget. “A janë në terezi ata njerëz” pyet i ngrati. Ku ka shqiptar që u ka kërkuar dëftesat e pagesës së të ardhurave personale afendikojit?! Ose edhe në pastë ndonjë, pse do i ketë ruajtur ato 23 vjet”?! – lëshohet ai.
Mirëpo kryehetuesi nuk dëgjon nga ai vesh. Kërkon dokumentat. Për 25 mijë euro të fituara 23 vjet më parë dhe para se të martohej me Prokuroren!
Antoneta pushohet nga puna!
***
Në vitin 2022 një investitor strategjik shfaqet befas në Rivierën shqiptare. “Do investojë me miliona Euro” ndaj do i japim dhjetëra hektarë tokë shtetërore” – thotë Qeveria. Ndoshta 20 meleonë.
Është burri i Ministres së Jashtme Olta Xhaçka, Tani. Ose Tani i Firences siç njihej një herë e një kohë kur shiste rroba përballë Zërit të Popullit”. Më vonë u bë deputet i PS-së. Paratë deklaron se i ka fituar me djersën e… ballit në emigracion. Shumë mirë.
Po tatimin e të ardhurave personale e ka paguar Tani? Jo për gjë po është me miliona Euro. Por kush ta pyesë thuaj…
Please follow and like us: