Shaban Murati: Shqipëria “e mprehi shpatën…”
Pas fjalimit historik në mbledhjen e 81 partive të vendeve të BE në Bruksel në 23 qershor 2022, udhëheqësi i dashur i partisë dhe i popullit ndoshta po bëhet gati t’i futet telajos për variantin e ri të tabllosë së njohur të piktorit Guri Madhi “Mbledhja e 81 partive në Moskë, 1960”.
Ndryshimi është i vogël: Enver Hoxha kishte pas vetes Kinën 700 milionëshe, (e cila na lavdëroi dhe na rimbursoi), kurse udhëheqësi i dashur i partisë dhe e popullit tani ka pas vetes Serbinë 7 milionëshe, (e cila na lavdëroi, por që as ka ndërmend të na rimbursojë).
Shfaqja prej vatre kulture në Bruksel në 23 qershor duhet të përjetësohet në një tabllo, që t’u shpërndahet ta kenë si ikonë gjithë ish-kooperativistët, sa herë t’i marrë malli të shohin komandantin e ri “të mprehi shpatën, edhe njëherë o për situtatën”…