Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: ADRESA IME…

 

Adresa ime është e pandryshuar në shtëpinë

ku banojnë “lisi i tamblit” dhe “lisi i gjakut”,

midis shfaqjes së ngrirë

dhe thelbit të fshehur,

nyjë ballkanase.

 

Portë me dorëz ilire,

tmerr’ i vjetër i egos etnike,

shigjetë në zjarret e hambarëve të kujtesës.

 

 

Mos e harro!

Adresa ime e pandryshuar në ngrehë të jetës,

shkalmendet përrua i çarturi mali, e ngjan

me hutimin e ujkut nga dritë e vetëtimës.

S’e përzenë dot as qokat e supersonikut,

as qelqit digital,

është shkruar në lëkurën e njeriut.

 

 

Adresa ime s’është keqkuptim që përsëritet,

e largët, e paarritshme për udhëtarë,

që duan strehê pelegrini, dritë nga dritë diturie.

Ajo është mikpritëse atje, në Gjirokastër,

në kasafortë shekullore, në bërthamë të gurit,

vena të holla gjaku, fije… fije…