Albspirit

Media/News/Publishing

Wildlife/Fotografohet në Kosovë simboli i natyrës shqiptare

Edmond Kaceli

Fotografohet, me super cilësi, në ambjentin e sajë natyral, në një zonë të Kosovës, simboli i bjeshkëve shqiptare, dhia e egër (Rupicapra rupicapra). Dhia e egër ballkanike është një specie e rrallë, e konsideruar në rrezik zhdukjet nga gjuetia e paligjshme! Ajo është shpallur e mbrojtur edhe nga Konventat Europiane të Natyrës së Egër! Pavarësisht se gjithmonë bie pre e papërgjegjshmërisë së gjuetarëve dhe gjuetisë së paligjshme! Fotografia është realizuar nga fotografi i mirënjohur Arian Mavriqi, i specializuar, veçanërisht, në fotografimin, filimimin dhe dokumentimin e jetë së egër në trojet shqiptare e më gjërë! Për hir të së vërtetës, dokumentimi i dhisë së egër, është realizuar edhe herë të tjera por në cilësi që len për të dëshiruar dhe nga mjete jo profesionale, ose në distanca tepër të largëta! Vështirësia e fotografimit është jashtëzakonisht e madhe për arsye të habitatit ku jeton. Habitat i karakterizuar nga terreni i thepisur, e lartësia e konsiderueshme e Alpeve, mbi nivelin e detit. Me shaka Mavriqi thotë se “Preferoj më shumë me fotografu Djallin se dhinë egër në gjendje të lirë në habitatin e sajë natyral”!

 

Please follow and like us: