Albspirit

Media/News/Publishing

Pranvera Drita Gjoni: “Vakumet”, idhnimet grumbull të mbetura pezull

Në llojin e përveçëm të cilit i përkasim Homo sapiens (njeri i ditur, i zgjuar) jemi primarë në përdorimin e koshiencës dhe të derivateve të saj.
Që do të thotë:- lindim nga një njeri-nëna, rritemi dhe vdesim në bashkësi njerëzish, qofshin këta ADN-ja jote apo thjeshtë të njohur e të panjohur, duke kryer ciklin e misionit…
-“Vakumi”- zbrazëtia njerëzore nuk formohet aksidentalisht, apo në natyrshmëri energjie… Atë e krijojnë vet njerëzit për tjetrin, si efikasitet i përligjur i të treguarit të forcës, egos e pushtetit individual.
-Dendësia e ambicjes është krejtësisht hapësira ku individi ego-centrik, vetëm grumbullon, tërheq drejt vetes sikur të jetë qendra e botës…
Ndaj neglizhenca, diferencimi, indiferenca e tyre në përballje me siveten, krijon boshllëkun ku gatuhet dhimbja, vetmija, mosmirënjohja, mosrespekti, mosndjesimi me ata që ke ndarë shpirt, lumturi, sakrificë, bukë e buzëqeshje…
-“Vakumet”, janë idhnimet grumbull të mbetura pezull që presin të derdhen, të shfryjnë smogun psikik, shpirtërorë e fizik, duke i çnyjosur çimentimet e errëta në labirinthet negative të mendimit…
-Asgjë s’është e pazgjidhshme! Gjithçka fillon tek njohja mbi veten. Pranimin e vetes në të gjitha dimensionet. Përmirësimin e vetes, si shkalla më e lartë e forcës dhe e kontrollit të unit, mbi çdo përçapje të forcave të errëta, që janë gjithnjë të pranishme në dritë dhe në hije për ta kthyer ekzistencën në siluetë mëshiruese…
Askush s’duhet të të ndryshojë përmbajtjen!
Gjithkushi je ti vetë në trajtën më të përsosur të genit tënd, të formimit tënd, të njohjes tënde mbi Universin, dukuritë, gjendjet jo vetëm shpirtërore, dhe mbi të gjitha mbi veten…
-Një gjysëm-jetë, apo që të jem më e vërtetë një gjysëm-shekull, kalvari i ecjes drejt hulumtimeve të mbyshjes së botës shpirtërore e mendore tek njeriu, kanë prekur, shijuar, të gjitha shijet që të lënë sfidat aspak të buta, të lehta, kapërdirëse…
-Sikurse lufta, që në çdo kohë e vend ka fytyrë të njëjtë përbindëshi! Shëmtimi më përvers që pjell dhimbje, humbje nderi, humbje jetësh, gjenocid, emigracion, rikë, ankth… Në këtë vorbull, i çmenduni s’ka ç’humb.
-Vegimet e dritës, janë vektorët ku njeriu duhet t’i ndjek, përtej çdo çmimi…!
Skeda e librit
Titulli i librit: VAKUM
Autor: Pranvera Drita GJONI
Fotografia: Pranvera Drita GJONI
Kopertina: Ana GASHI
Redaktor & Korrektor: Pranvera Drita GJONI
Botimi i parë: 2022
ISBN: 978-9928-362-00-0
Formati: 13.5x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autorit
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, QERSHOR 2022
Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Gjoni, Drita Vakum / Pranvera Drita Gjoni
– Tiranë : Ada, 2022 124 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-362-56-8 1
.Letërsia shqipe 2.Poezia 821.18 -1
Please follow and like us: