Adelina Xhaferi: QE DASHURIA, IMZOT!
M’the IMZOT se n’fillim qe fjala…
Sa guximshëm m’paske gënjyer n’mesha t’dielash!
E UN’…
gjiçelur…
flok’shprishur…
e më keq se k’to
veç n’rendje fjal’sh e marrë paskam qen’…
IMZOT!
M’thuaj nga sot e tutje se qe DASHURIA!
Po! Dashuria…
Dhe n’kraharorin tënd me koh’ ka fjetur
siç qe n’MU’ dhe n’jetën e një t’treti
më shum’ se bekim jete.
…pastaj…
UN’…
TI…
e BREZAT e harruar t’GRAVE gjëm’zeza
le t’jetojm’ për të!
E para qe IMZOT.
Thuaji psalm mbi kokat tona!
Please follow and like us: