Nikollaq Neranxi: Për protestën e nesërme!
Dua t’u drejtohem kryesisht atyre 180 mijë njerëzve të cilët me punën e tyre kanë krijuar një aktivitet tregtar të vogël ose të madh në këtë vend. Nëse mendoni se po ju bëhet padrejtësi në biznesin tuaj nga kjo qeveri, unë mendoj se është momenti ta tregoni pakënaqësinë, madje edhe zemërimin tuaj. Nesër në ora 19 opozita ka organizuar një protestë kundë kësaj qeverie. Unë dhe familja ime do të jemi, punonjësit e mij do të jenë, mendoj se duhet të jeni edhe ju. Sa për kujtesë, më poshtë keni disa arsye pse duhet të protestoni:
1. Biznesi i ndershëm po përballet me shkatërrimin e konkurrencës së lirë sepse paratë e krimit dhe të korrupsionit janë investuar në biznese.
2. Informaliteti njeh vetëm rritje si pasojë e korrupsionit të madh në dogana e tatim taksa, me para që ndahen nga lart poshtë.
3. Politika është pjestare pothuajse në çdo aktivitet korruptiv e cili pa përfshirjen e saj do ishte i pamundur të zhvillohej.
4. Në Shoqatën për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Tregut të Shqipërisë që unë drejtoj, kemi përditë sinjalizime nga biznese të ndryshme për kërcënimet dhe presionet që iu bëhen për të blerë tek bizneset e njerëzve afër pushtetit, përndryshe iu çojnë hetimin tatimor i cili iu vendos gjoba që i çojnë deri në falimentim.
5. Kemi raste kur iu kërkohet me dhunë që të shesin biznesin e tyre, po me dhunë kërkojnë tju marrin pronën dhe nëse nuk pranojnë, dërgohen kriminelë që i kërcënojnë me jetë ata dhe familjarët.
6. Fiskalizimi ku ne deklarojmë në kohë reale në Tatim Taksa se çfarë shesim, sa e shesim dhe kujt ia shesim, po rrit informalitetin dhe po nxjerr nga tregu bizneset që nuk janë të lidhura me pushtetin. Me një administratë kaq të korruptuar dhe me prezencën e doganave, ky proces është i dështuar dhe i rrezikshëm sot për sot.
7. Trekëndëshi politikanë-oligarkë-kriminelo trafikantë, po punojnë bashkë dhe po shkatërrojnë jo vetëm bizneset, por edhe Shqipërinë.
Nikollaq Neranxi
Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Tregut të Shqipërisë
Please follow and like us: