Puthja e eskimezëve, gjashtë kuriozitete të rralla
Puthja është manifestimi i parë dhe më elementar i dashurisë mes dy personave. Shpeshherë ajo konsiderohet si çelësi që hap dyert e afeksionit dhe pasionit të zjarrtë.
Ndoshta nuk e dini, por data 6 korrik përkon me ditën ndërkombëtare të puthjes. Njihuni me 6 kurioziete rreth saj:
1.Një akt puthjeje ve në veprim 29 muskuj të fytyrës. Me fjalë të tjera, puthja mund të përdoret si një ushtrim efektiv për parandalimin e rrudhave në fytyre.
2.Të dashurit këmbejnë pështymën gjatë puthjes dhe dihet se ajo përmban disa lloje substancash, ku nuk mungojnë mikrobet, kripërat minerale, proteinat dhe të tjera përbërje. Bazuar në studimet e fundit, këmbimi i këtyre substancave gjatë puthjes mund të reflektojë në përmirësimin e imunitetit dhe prodhimin e antitrupave që e bëjnë më efikas bashkëveprimin e substancave mbrojtëse të organizmit kundrejt sëmundjeve të ndryshme.
3.66% e njerëzve i mbajnë sytë mbyllur kur puthen. Kurse pjesa tjetër kenaqet duke parë se si ndryshon fytyra e partnerit emocionalisht gjatë kembimit të puthjes.
4.Një puthje pasionante për 90 sekonda ngre tensionin e gjakut dhe shkakton shpeshtimin e rrahjeve të pulsit. Ajo ngre gjithashtu nivelin e hormoneve në gjak.
5.Puthja franceze është quajtur “bashkimi i shpirtrave” në Francë. Nuk janë vetëm buzët që kryejnë këtë puthje, por është gjuha shumë aktive. Një puthje pasionante franceze është edhe ajo kur ndërveprojnë vetëm gjuhët.
6.Në ndryshim nga ajo që besohet në përgjithësi për puthjen e eskimezëve, ata nuk bashkojnë thjeshtë majat e hundëve, për të krijuar puthjen specifike të tyre, që bota njeh. Ata i hapin pak buzet përpara se të bashkojnë majat e hundëve. Dhe në këtë moment të shkurtër mbushen me frymë. Gjatë momentit kur bashkojnë majat e hundeve (që është në fakt puthja e tyre), ata lëshojnë ajrin që sapo thithën, në drejtim të njeri-tjetrit. Dhe arrihet kështu një shkembim i frymës, që vijon edhe gjatë kohës kur hundet tyre prekin faqet e njëri-tjetrit, pasi janë në perfundim të puthjes eskimeze. Një puthje eskimeze zgjat një deri në dy minuta.