Bislim Ahmetaj: Të gjithë ishim mbrëmë në bulevard
Ajo që ndodhi mbrëmë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dëshmoi që shqiptarët e duan dhe e çmojnë Lirinë.
Mbrëmë në shesh ishim bashkë që të gjithë.
Ishin edhe nxënësit dhe studentët që e kanë mbyllur tashmë shkollën dhe vitin akademik.
Ishin edhe fermerët dhe punonjësit e turizmit që janë në kulmin e angazhimit të tyre me punët e ditës.
Pronarët e dyqaneve dhe të bizneseve të vogla i mbyllën ato për të qenë me ne në shesh.
Mësues, edukatorë dhe profesorë universiteti vërshuan mbrëmë në bulevard.
Avokatë, inxhinierë, mjekë, përmbarues dhe noterë ishin gjithashtu mbrëmë në shesh.
Komuniteti i artistëve, shkrimtarëve, poetëve, aktorëve, piktorëve dhe sportistëve nuk kishte si t’i mungonte mbrëmë sheshit të protestës.
Në bulevard mbrëmë si kurrë më parë kishte shqiptarë emigrantë nga Amerika, Anglia, Gjermania, Franca, Greqia dhe mbarë diaspora.
Pensionistët sfiduan moshën, sëmundjet dhe temperaturat e larta të Korrikut dhe vërshuan mbrëmë si asnjëherë tjetër në bulevard.
Mbrëmë protestuan bashkë me ne edhe qindra policë të thjeshtë të cilët klika e hajnisë i kishte thirrur nën armë për të na rrahur, për të na arrestuar, për të na poshtëruar dhe gjunjëzuar.
Mbrëmë në shesh kishte gazetarë, opinionistë dhe shumë politikanë ku spikati me karizmën, vendosmërinë, qartësinë dhe vizionin e tij për t’i udhëhequr qytetarët e lirë të këtij vendi Dr. Berisha.
Mbrëmë zëri i qytetarëve nga tribuna e protestës e ka shurdhuar godinën e blinduar të qeverisë së hajnave.
Mbrëmë qytetaria shqiptare dëshmoi se ka shpresë.
Shpresa që pashë mbrëmë në sytë dhe zemrat e qindra mijëra protestuesve do të prodhojë besim.
Besimi nxit veprimin dhe çon në fitore të pashmangshme.
Mbrëmë Bulevardi “Deshmorët e Kombit” ishte më i bukur se kurrë ndonjëherë.
Mbrëmë Tirana ishte Kryeqyteti i njerëzve të Lirë.
Mbrëmë nisi çlirimi i Shqipërisë nga klika e hajnave dhe banda e antishqiptarëve.
Please follow and like us: