Odise Kote: VEGIMI
Si lindka kështu? sikur plas cipë e dimrit,
mbushur vezulli e kundërmim mali.
Vegim – shpuzarak, rindezur prej hirit,
përplot rrëkeza ujrash, mugullimë bari.
Vegim shojza – malli e shpuzë flake,
lëkurënxirë nga diejt e detit të egër,
Krahun ma çikin retë bredharake,
zjarr që djeg pendimin e një zjarri tjetër.
Kur e putha dhuratën e ajërt të vegimit,
më mbeti në gojë shija e jamballit,
gjersa kënduan gjelat herët në mëngjes.
A se bën dashuria shiun që të bjerë…?
Please follow and like us: