Sadik Bejko: Një grua e re me të bukurit sy…
Një grua e re me të bukurit sy, me sytë aq të mëdhenj e të zgjuar,
Një femër e re me buzë, ballë, vetulla… të plota, të hijshme,
E plotë, e vetëpohuar si një Mona Lizë… dhe se nën veshje të përzishme, dy vëllezër vrarë…
Kjo Musineja buzë greminës…
Dhe shpirtërisht… në krye të detyrës, e paepur…
Nuri i përzishëm i Musinesë është tragjik (një figurë e përzishme jo si foto, nur i përzishëm i historisë sonë, i kombësisë sonë). I një epoke 50-vjeçare…
Si një Antigonë e Sofokliut, e tragjedisë klasike, asaj i kanë vrarë vëllezërit… (Eteoklin dhe Polinikun)
…ajo nuk trembet ta humbasë… ta hedhë në shkrumb rininë, bukurinë, dashurinë… të vetmen dashuri, atë, jetën e saj. Pasurinë më të paçmueshme… atë jetën saj..
Ajo është martire… vetëdijshëm martire.
E di se çfarë fundi e pret… dhe me këmbët e saj shkon drejt tij.
Please follow and like us: