Albspirit

Media/News/Publishing

Taulant Dedja: Profanët e “reformës” territoriale

Kam parë shpesh kohët e fundit prononcime në rrjete për çështjen e të ashtuquajturës reformë (lexo paçavure) territoriale. Tek-tuk edhe ndonjë shkrim në media të ndonjë “gazetari” profan. Jo më pak profanë duken dhe të tjerët.

Dikush thotë 61 bashki janë shumë. Duhen 51. Dikush thotë jo, janë pak. Duhen 81-91. Dikush thotë jo më qark por rajon. A thua se problem është emërtimi. A thua se vërtet problemi është numri. Askush nuk flet me argumente shkencorë.

Nuk kam parë askund një studim të publikuar eskpertësh me kritere shkencorë. Vetëm “matematikë” qesim. Se në fakt qesim u bë dhe bashkimi i detyruar i njësive vendore më 2013. Bashkive dikur qendra rrethi, iu bashkuan mekanikisht komunat që kishin rreth e rrotull. Dhe ç’është më e keqja, askund nuk dëgjohet të flitet për vullnetin e qytetarit lidhur me këtë temë komplekse.

Do të isha shumë kurioz, nëse në çdo bashki aktuale do të votohej për këtë çështje si do të dilte rezultati… A duan qyetarët të vazhdojnë me ndarjen territoriale aktuale apo jo? Apo kush pyet se ç’mendon populli?!

Nëse vazhdohet me këtë logjikë, nëse mohoet e drejta e referendumeve vendore, bëjeni më mirë gjithë Shqipërinë një Bashki dhe i kryen të gjithë funksionet Edveri i “Rilindjes”.

Personalisht nëse do me pyesnin, sot do thoja që reforma territoriale është problemi i fundit në listën e problemeve të mprehta që ka Shqipëria. Eshtë e vërtetë që demokracia lokale ka vdekur qysh kur zgjedhjet lokale u bënë sërish me një parti, por ajo nuk mund te ringjallet nëse në Shqipëri do ketë ende mazhoranca me vota të vjedhura e të blera.

Dhe një pyetje në fund: sa kushton në vit administrata lokale që ende doni të shkurtoni dhe sa miliona euro në vit shkojnë dëm nga paraja publike për shkak të korrupsionit? Bëjeni pak llogarinë ju “ekspertët” gjithollogë e profanë!

P.S. Kush është i interesuar të lexojë më shumë rreth kësaj teme, mund t’i referohet artikullit studimor të mëposhtëm:

https://flasshqip.ca/kulture/6175-dilema-e-reformes-territoriale-ne-shqiperi

Please follow and like us: