Jan Hammer (1948) – “Crockett’s Theme” (Miami Vice), 1984
[ (multimedia të ndryshme) një kompozim i mrekullueshëm i kompozitorit çeko-amerikan, Jan Hammer, muzikë e viteve ’80 e cila sikur ishte “para kohës së vet” sëpaku për nja 2-3 dekada, por jo vetëm… edhe seriali (Miami Vice, të cilit serial i shërbente muzika e Hammer), sikur ishte “serial avangard” ]
Jan Hammer (1948) – “Crockett’s Theme” (Miami Vice), 1984
Koment nga W. M. Aslam (Britani e Madhe)
“Miami Vice” ishte një serial televiziv jashtëzakonisht i suksesshëm dhe me ndikim, që do t’imitohej nga shfaqje tjera televizive te mëpastajme, si dhe nga filma. Protagonistët Crocket dhe Tubbs ishin duo-tandemi ose dyshja më e bukur e viteve ’80. Pamjet, tingujt, dialogjet dhe tema e “Miami Vice” i përmblidhnin në mënyrë perfekte vitet ’80.
Don Johnson (në rolin e Crocket) ishte më i ftohtë se akulli, Philip M. Thomas (në rolin e Tubbs) ishte më i nxehtë se dielli i Majamit. Dy burrat i luajtën protagonistët Sonny Crockett dhe Ricardo Tubbs, oficerë të anti-narkotikës në një Miami të ndritshëm dhe në modë. Në atë kohë Majami ishte një qytet me mjaft probleme, i “rrënuar” nga narkotikët si dhe nga probleme të tjera sociale dhe ekonomike. Nuk është sekret që seriali “Miami Vice” ndihmoi që zona të përparojë dhe përfundimisht Miami të bëhet ç’është sot.
Shfaqja e serialit ishte një moment vendimtar në TV, pakashumë ngjashëm siç MTV e “ndikoi” muzikën dhe videot muzikore të deriatëhershme. Crocket dhe Tubbs do përballeshin me kriminelë të ashpër dhe do vuanin për këtë. Ata e përshfaqnin anën reale të policimit a të ruajtjes së rendit, rreziku për t’u dëmtuar, lënduar apo dhe për t’u vrarë ishte një rrezik “normal” i punës. Ajo që vërtet e pati bërë serialin të mrekullueshëm për mua, ishte miqësia e tyre, “pandashmëria”.
S’ke si shkruan për “Miami Vice” dhe t’mos flasësh për modën e tyre, për stilin, për pastelizmin, për fytyrat e rrezitura ngjyrë-kashtë, për frizurat e “lira” prej flokësh, për stilin pa “çorape” dhe për qasjen e shkujdesur. Pamjet e “Miami Vice” ishin thelbësorja që e bënte serialin të dallohej nga shfaqjet e tjera policeske. Ngjyrat e ngrohta “pastelike” ia shtonin ngrohtësinë personalitetit të tyre dhe sikur i plotësonin rrezet e diellit në Miami.
Koloriti pastelik sikur përdallohej më shumë se çdo gjë tjetër në serialin. Pamjet e vrazhdta, të papastra dhe të çrregullta për “Miami Vice”, thuase do ishin e njëjta gjë siç ishte dikur Clint Eastwood për “grushtin e dollarëve” (Fistful of Dollars).
Stili i zbukurimit dhe i “teleisjes” ma kujtonte atë pamjen a la “spaghetti western” të viteve ’60, popullarizuar nga regjisori legjendar dhe vizionari i kinematografisë, Sergio Leone. Sikur imagjinoj se Michael Man (regjisori i “Miami Vice”) do ketë qenë ndikuar nga personazhet “anti-heroike” të Sergio Leone.
Pamja e protagonistit simpatik Sonny Crocket (Don Johnson) do bëhej shumë e popullarizuar ndër djemtë gjithandej. Sakotë ngjyrë-çelur, bluzat pastelike dhe këpucët pa “çorape” qenë bërë trend i zakonshëm. Ende i mbaj mend disa nga miqtë e vjetër të veshur “njësoj”, në të njëjtin stil. Në rregull, mbase ata s’mbanin çorape sepse bënte shumë nxehtë! Çorapet do u duheshin në Angli! Çfarë dekade (e paharrueshme) të rriteshim…
***
[ shtojcë – afërmendsh, gjeneratat e reja mund ta dinë më mirë sesa unë, por po e shtoj dhe detajin se, e njohur më është që yllka moderne Dakota Johnson është vajza e yllit të dikurshëm Don Johnson, bukuroshja që do i ketë “zbukuruar” ëndrrat e milionave të rinjëve e të rejave asneskaj botës, me “Fifty Shades of Grey”, s’di saktë sa vazhdime, por di që qenë bërë më shumë se 1 “fifty shades…”, po nisem se padyshim do ketë qenë “vazhdimësi” e suksesshme filmike, përndryshe s’do ishin bërë më shumë se 1:)]