Albspirit

Media/News/Publishing

Pse “Europa Nostra” nuk e mbron trashëgiminë shqiptare, dardano-ilire?

Siç e kemi paraqitur në pjesën e dytë historikun e proceseve gjyqësore, mbështetur në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, por edhe duke iu referuar atij në Dhomën e Posaçme, çështja e Manastirit të Deçanit, përkatësisht të pronave që i kërkonte ai, sa i përket vendimeve në procedurë, 2 ishin në favor NSH-ve: “Iliria” dhe “APIKO”, por, vendimi i shkallës së parë në Dhomën e Posaçme, dhe ai në fund në Kushtetuese, i shuajti shpresat.

Ndërsa, me 7 dhjetor 2007, Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM) ia kishte hequr të drejtën e gjykimit të rastit Gjykatës Komunale.

Pra, saktë 9 muaj, pas Shpalljes së Pavarësisë më 17 nëntor 2008, Dhoma e Posaçme mbajti seancat e para lidhur me këtë rast, ndërsa me 24 nëntor 2008, AKM-ja ka paraqitur propozimin për përjashtimin e Republikës së Serbisë dhe të Komunës së Deçanit, si të paditur në procedurë.

Në fund të një procesi të komplikuar dhe të stërzgjatur Dhoma e Posaçme kishte vendosur kundër paditësve, ‘Apiko” dhe “Iliria”, ku këto ndërmarrje më tej, edhe pse tashmë si në seancën e 19 majit 2009, Kosova e kishte një vit shtet, kompanitë në fjalë do të përfaqësoheshin nga Zyra për çështje Ligjore e UNMIK-ut. Pra, asnjë institucion i Republikës së Kosovës nuk ishte i përfshirë në proces, në mbrotje të rastit.

Ndoshta, kjo shkelje e rëndë kushtetuese, mund të ketë qenë një argument i fuqishëm në procesin në Gjykatën Kushtetuese, dhe mbase mund të ndërtohet argumenti se ekziston i ashtuquajturi ‘mjet i jashtëzakonshëm’ juridik!

Por, pasi palët ankohen ndaj atyre vendimeve të Dhomës, Kolegji i Apelit nxori vendimet përfundimtare, nr. AC-I-13­0008 dhe nr. AC-I-13-0009, duke vendosur për rikthimin e procesit në rigjykim në Gjykatën Themelore në Pejë – Dega në Deçan.

Por, këtë vendim e përmbysi Gjykata Kushtetuese, duke e lënë në fuqi vendimin e Dhomës së Posaçme, Dhomës së Pronësisë!

Shoqatat e tilla, në thelb të misionit të tyre nuk i kanë çështjet ligjore, përveç në rastet kur bëhet fjalë për shkeljen e tyre, të Konventave dhe që rrezikojnë trashëgimitë.

Si e tillë “Europa Nostra”, që prej vitesh e përcjellë situatën e trashëgimisë në Kosovë, do të duhej që t’i interesonin trashëgimtarët e njëmendët, dhe mbrojtësit e vërtetë të trashëgimisë në Kosovë, dhe në rastin e manastirit të Deçanit.

Image

Butrinti, siç mund të ketë qenë dikur

FOTO GALERI

Pse nuk e mbron Butrintin, historinë dardano-ilire, Europa Nostra?

Pse nuk po flet Europa Nostra dhe nuk po e shpallë të rrezikuar parkun nacional të Butrintit, që qeveria Rama me partnerë të huaj, duan t’i ndryshojnë edhe faktet, historinë, trashëgimin, arkeologjinë, dhe nga një vend hulumtimi ta kthejnë në një vend fitimesh. Para se të sigurohen fitimet e majme, duhet të ndriçohet trashëgimia e Butrintit, nën themelet e dukshme aktuale.

Janë qindra metra, apo mijëra metra katrorë të sipërfaqeve të paeksploruara të Butrintit. Akoma më keq, nuk ka dëshmi dhe prova të njëmendëta, se janë gërmuar themelet qytetit antik dhe paraantik të Butrintit, ku në pjesë të caktuara edhe me sy të lirë vërehen strukturat e megalitike të vonshme.

Po ashtu, nuk dihet se çfarë mund të gjendet poshtë, nën ato themele!

Si nuk ju intereson juve (Europa Nostra), që dikush don ta fshijë historinë e Butrintit, që merr kuptim e vlerë menjëherë pas Trojës, një qyteti madhështor, sepse heroi Eneu Princi apo mbreti dardan, siç rrëfen Virgjili në Eneada (Eneida, përkthimi shqip), heroi Dardan, Eneu me të gjithë ata që mundi të shpëtonte nga pushtimi i aleancës Akease – Mirmidonase etj., (heroi i tyre dhe i vetë luftës ishte Akili epirot), dhe të tjerë, iku nga Troja dhe me anije lundroi detërave duke pushuar dhe zënë jetën në Butrint. Nga ky udhëtim edhe i atribuohet themelimi i Butrintit, të paktën sipas mitit.

Ata që nuk duan t’i besojnë Virgjilit, nuk kanë pse t’i besojnë as tregimeve homerike. Nëse nuk ekziston madhështia e Butrintit jo grek, aq më pak mund të ekzistojë madhështia greke e Trojës, ku në të vërtetë nuk ka asnjë personazh apo hero grek! Ngjarjet janë zhvilluar në shekullin e 12-të para erës sonë, dhe qytetërimi grek, pranohet gjerësisht, se lindi, filloi rreth shekullit të tetë para erës sonë!

 Në kuptimin e studimeve letrare, si rrëfimi homerik si ai i Virgjilit, që të dyja janë struktura fiktive.

Por, derisa Homeri, ende shihet si një emër që mund të mos ketë ekzistuar, dhe që ndoshta s’ka qenë autori i “Iliadës” (apo as autori i vetëm) të paktën për Virgjilin e dimë se ishte aty, dhe pjesë e kulturës dhe letërsisë romake. Por, që Virgjili, edhe origjinën e para Romës, e konsideronte po të linjës apo gjakut Dardan, të birit të tij, Julit (Juliusit), dhe nga besonin apo donin të besonin perandorët romak, se të gjitha rridhnin nga gjaku hyjnor, dardan. Kjo sepse me këtë atribuim, ata e fitonin (me automatizëm), të drejtën e sundimit! Pra, sipas besimeve të lashta, nuk mund të kishte të drejtë sundimi, dikush që nuk rridhte nga gjaku i pastër, hyjnor (si një lloj delegimi për jetën)!

 Po nga ata Dardan, që në Betejën e Kadeshit (1274 ose 1275 p.e.s., varësisht prej studiuesve), e konsideruar lufta e parë botërore, ishin jo vetëm pjesëmarrës, por edhe nënshkrues të paktit të marrëveshjes Hitito-Egjiptase më 1260 p.e.s., , 14 shekuj para erës së re, dhe së paku një shekull para luftës së Trojës.

Rrënjët e konfliktit ballkanas

Pra, më thellë se sa lufta ‘fetare’, në rrënjët e konfliktit ballkanas është gënjeshtra greke se ata janë të parët që sollën civilizimin e ‘mrekullueshëm europian’, falë të cilit ne sot e gëzojmë këtë civilizim mbi të tjerët. Kjo idiomë kulturore europiane, ka marrë fund me zbulimet e fundit teknologjike dhe në shkencën e biologjisë, fizikës e mjekësisë etj, duke i dhënë fund miteve dhe legjendave ‘shkencore’.

Ato i besojnë vetëm njerëzit e painformuar, politikanët që nuk duan dhe nuk kanë prej kujt të informohen, dhe po ashtu akademitë mashtruese të historisë e arkeologjisë greke, serbe, ortodokse që duan ta vazhdojnë rrëfimin e ‘mitit’ mashtrues.

Tashmë është e qartë, se qytetërimi nuk filloi nga kultura e Mesopotamisë. Ajo ishte vetëm një kulm i një civilizimi.

Sot, është notore, që qytetërimi i parë i zhvilluar me teknologji të pashpjegueshme, është ai i Gobekle Tepes, që ndodhet në Turqi (kjo nuk ka lidhje as karakter osman apo turk), dhe që ka një zhvillim prej rreth 10 mijë vjet para erës sonë. Pra, së paku 9 mijë vjet përpara se të kishim atë që e njeh bota si civilizim grek, dhe rreth 5-6 mijë vjet, para qytetërimit të Mesopotamisë.

Aty janë gjetur strukturat e para megalitike, që arrijnë pesha deri në 20 tonë.

Image

Qytetërimi i Gobekle Tepes – Anadoll

FOTO GALERI

Por, ende kërkimet nuk mbyllen këtu, sipas mendimit tim, ky qytetërim dhe të ngjashëm si ai e të mëpastajmë, janë qytetërimet e bëra pas përmbytjes së madhe, para rreth 12 mijë vitesh. Por, ka mjaft zbulime që flasin për qytetërime para përmbytjes së madhe, si zbulimet në Korçylla (Iliri, sot Kroaci) 17.500-19 mijë vjeçare, zbulimet në Çeki 27 mijë vjeçare, zbulimet në oqeanin Indian, të qytetit madhështor nën ujor, nën 40 metra nën nivelin e oqeanit, zbulimit të një qytetërimi para përmbytjes së madhe, mbi 14 mijëvjeçar në oqeani etj, etj.

Pra, ky miti europian, se civilizimi perëndimor rrjedh nga qytetërimi greko-romak, ka mbetur një mit “shkencor”, që shfrytëzohet si relikt, sa miti serb, se ‘zemra e Serbisë është Kosova’, dhe me këtë edhe manastiri i Deçanit.

Diplomacia perëndimore duhet t’i aprovojë të vërtetat shkencore

Diplomacia perëndimore, duhet të zgjohet e tronditur nga këto rrëfime mashtruese, dhe të mos i ndodhë një goditje e re Ballkanit, ashtu siç u godit nga Rusia.

Diplomacia perëndimore duhet t’i aprovojë të vërtetat shkencore, dhe jo rrëfimet e ngjizura mbi mashtrimin dhe forcën e okupimit të dikurshëm serb.

Shkenca shqiptare sot është e zonja të shpjegojë me saktësi zhvillimet e Mesjetës, e cila nuk është e mbuluar nga terri informativ.

Edhe zbulimet e përmendura më sipër janë kryesisht meritë e civilizimit perëndimor (por, krejtësisht e panevojshme për ta cilësuar origjinën e tij).

Prandaj, si në shumë shkrime të tjera që kam thënë, e përsëris se Kosova dhe Shqipëria, nuk duhet dhe nuk guxojnë të kenë ministra, njerëz që nuk janë kompetentë në arkeologji apo edhe në histori.

Kjo Ministri e Kulturës (edhe ajo në Shqipëri) siç është konceptuar është e destinuar të dështojë! Dhe bashkë me të edhe kultura shqiptare dhe identiteti ynë!

Image

Më 21 maj 1998, në afërsi të manastirit u vranë dy pleq të fshatit Isniq, Bajram (Osë) Osdautaj dhe Rexhë (Selmon) Pajazitaj (marrë nga libri i Adem Lushajt, “Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit”)

FOTO GALERI

Prandaj edhe sot e valon flamurin e fitores Sava Janjiç, për manastirin e Deçanit, para mureve dhe në oborr të të cilit vriteshin edhe ata shqiptarë, që aksidentalisht apo me shpresë për shpëtim nga barbaria serbe niseshin drejt tij.

Sava Janjiç dhe priftërinjtë që mbyllën dyert e shtëpisë së Zotit apo ua dorëzuan shqiptarët kriminelëve serbë duhet të ndiqen penalisht për bashkëpunim, dhe bashkëpjesëmarrje në krime lufte!

Por, këto krime serbe, dhe gënjeshtrat e vazhdueshme, Sava Janjiç dhe të tjerët si ai do ta bëjnë të përfundojë një ditë në çmenduri!/bota sot

Please follow and like us: