Albspirit

Media/News/Publishing

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë starton studimet doktorale

Dr. Drita Avdyli

Gjithmonë është vlerësuar fuqia e arsimimit si baza e çdo kombi, e vazhdimësisë dhe vlerave të pangjashme me asgjë. Investimi në arsim në kohën në të cilën jemi dëshmon rëndësinë që ka mirëarsimimi i brezit të ri për ti çuar drejt sfidave të reja në shërbim të përmisimit të edukimit të avancuar.

Universiteti Mesdhetar në asnjë vit nuk e ka shpërqëndruar vëmendjen e tij në rritjen dhe përkrahjen e studentëve të cilët kanë prioritet rritjen e tyre profrsionale. Kjo frymë ka qenë prezente në çdo departament për të kultivuar dëshirën e studentëve për dimensione të përparuara të formimit të tyre. Mundësia për të ndjekur studimet Doktorale në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë është një hap i sigurtë dhe i vlefshëm për rrugëtimin e tyre akademik. Krijimi i mundësive është domosdoshmëri për të rritur kërkimin shkencor, për ta përmisuar atë dhe për të qenë konkurues në treg. Stafi drejtues dhe akdemik janë besimplotë se ky proces do jetë tepër i suksesshëm dhe shembull për partnerët jo vetëm në vendin tonë, por edhe në sferën ndërkombëtare. Orientimet e ketij stidimi janë një hapsirë e volitshme për të përgatitur profilet e nevojshme të kërkimit që kërkon niveli akademik.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë sigurisht që përmbush plotësisht të gjitha kushtet e realizimit të projekteve të mirfillta studimore. Veçanësia e tij konsiston në përpikmërinë rezultative të çdo fituesi për këtë proçes të vlefshëm për fushën akademike dhe më gjërë. Rastësisht nuk mund të ndodhë asgjë, e gjitha është një punë e palodhshme dhe tepër impenjative e gjithë grupit të punës për përzgjedhjen dhe udhëheqjen e studentëve doktorantë. Ajo që duhet thënë në rastin e Universitetit Mesdhetar është se: puna kërkimore merr dimensionet maksimale në të gjitha linjat e përzgjedhura duke garantuar sukses dhe përkushtim të dyanshëm.

Mundësitë që ofrohen brenda universitetit janë zë shumta dhe nga literatura, komoditeti, bashkëpunimi dhe e ardhmja. Çdo ditë e studentëve tanë është një hap më pranë vlerave profesionale duke e berë këtë universitet të pakonkurueshmë në çdo drejtim. Të punosh për arsimimin e brezave përveçse është një detyrë, është dhe vizioni më i qartë për të projektuar të ardhmen mbi sigurinë profesionale. Ne kemi siguruar ndër vite suksesin pasi kemi përqafuar përkushtimin, cilësinë dhe arritjet e larta në çdo profil studimi. Pranimi i disa doktorantëve për të qenë ekspert të nivelit të lartë në vend këtë vit është hapi i rradhës plot sukses i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë i cili ka shkruar ndër vite garancinë e vlerave arsimore.

Please follow and like us: