Bledar Koçi: ROJA I QERSHIVE

Një rojë që ruante qershitë,
parcelës së fshatit dikur,
ngaherë e ngrinte një pritë
te rruga me dushqe dhe gurë.
….
Kur stinë e jona bleronte,
kërcinjtë bënim veri,
me synë e diellit që joshte
teposhtë parcelës-qershi.
Një shteg hiqte përpara,
fshehur thërriste atje,
dhe dielli me rrezet e bardha
gajasej e qeshej me ne.
Çunak, si shokët e mi,
sa stinë shkuam qyshkur…
Veç gjurmë e rojes nxitim,
ka mbetur te shtegu me gurë.
Përreth, mbuluar me myshqe,
trungjesh prapë dielli çel dritë.
Kam mall për rrugën me dushqe,
dhe rojen që ruante qershitë.